1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si t’ia sqarojë fëmijës 4-5 vjeçar punën e shtatzënisë kur ai më pyet?

Më të lexuarat

Unë jam një nënë shtatzënë, por disa herë me rradhë fëmija më pyet se prej nga ka ardhur që të kem bebe në barkun tim dhe s’di çka t’i them, por as nuk dua që ta gënjej?

Përgjigje: Është shumë  e dobishme që prindërit të shfaqin interesim për pyetjet e fëmijëve të vegjël, pamarrë parsysh se çfarë mendimi ka për këto pyetje të cilat janë pakëndshme pjesërisht dhe s’duhet që prindi ta shfaq se kjo është diçka tepër e turpshme tejmase, pasiqë kjo ndikon në sensitivitetin e fëmijës më vonë.

Për pyetjen konkrete , nëna duhet që t’i përmend fëmijës së vet se Allahu (subhanehu ue teala) është Krijues dhe i Fuqishëm për çdogjë dhe Ai është që prej të vdekurit e nxjerr të gjallin dhe prej të gjallit bën të vdekur. Në vijim i sqarohet fëmijës zanafilla e Ademit (alejhi selam) nga balta dhe më pas krijimin e pasardhësve të tij në barqet e nënave dhe në këtë mënyrë fëmijës i mbjellët Njëshmëria e Allahut dhe fuqia e Tij. Si shembull, i tregohet me ajet fazat e krijimit në barkun e nënës sikurse është përmendur në ajet Kuranor: “Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!” (el Muminun 14) 

Kështuqë nëna do ta zhvendos fokusin e fëmijës tek fuqia e Allahut në krijim dhe do ti përmendet se Allahu përkujdeset për fetusin kur gjendet në bark dhe se nëna është e kufizuar në përkujdesjen ndaj bebes në bark, porse Allahu e furnizon dhe përkujdeset dhe se bebja qëndron në bark deri në një afat të caktuar.

Zakonisht nëna  i jep përgjigje fëmijës duke i dhënë përgjigje të përgjithshme dhe jo shumë të detajuara të cilat përgjigje do jenë të përshtatshme për kapacitetin psiqik të fëmijës dhe këto informata të përgjithshme do jenë të sakta dhe do ta zhvendosin bisedën nga ajo që është përgjgje jo e përshtatshme  dhe madje e turpshme deri në moshën kur fëmija do jetë i aftë që të kuptojë.

Përktheu: Mr. Enis Arifi / rizgjimi.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit