Pyetje: Si t’i mbrojmë fëmijët tanë nga syri i keq?
Allahu ju ruajt!
Përgjigje: Duke u lutur për për fëmijën:
“Uidhuke bikelimatil-lahit-tammati min sherri ma khalek.”
“Lus Allahun që të mbrojë ty me fjalët e Tija të përsosura nga e keqja që ka krijuar.” (3 herë).
E thua këtë lutje para gjumit, ose gjatë ditës ose në çdo kohë. Lutu për ta, i lutesh Allahut që t’i mbrojë ata.
Profeti -alejhi selatu ue selam- i lutej Allahut që t’i mbrojë Hasanin dhe Husejnin duke thënë:
“U’idhukuma bi kelimatil-lahit-tammeh min kul-li shejtanin ue hammeh, ue min kul-li ‘ajnin ue lammeh.”
“Lus Allahun që t’ju mbrojë ju të dy me fjalët e Tija të përsosura nga çdo shejtan prej xhinëve dhe njerëzve, nga çdo shtazë helmuese dhe nga çdo sy i keq.” (1 herë).
Kështu duhet të thuash!
Nëse është një fëmijë thua:
“U’idhuke bi kelimatil-lahit-tammeh min kul-li shejtanin ue hammeh, ue min kul-li ‘ajnin ue lammeh.”
Nëse janë tre ose më shumë thua:
“U’idhukum bi kelimatil-lahit-tammeh min kul-li shejtanin ue hammeh, ue min kul-li ‘ajnin ue lammeh.”
Po!
1 Profeti ua mësoi sahabëve këtë lutje dhe pastaj tha:
“Babai juaj (Ibrahimi) kërkonte strehim tek Allahu me këtë lutje për Ismailin dhe Is’hakun.”
Hadithin e transmeton Ebu Daudi në Sunenin e tij me nr 4737, ku ai po ashtu thotë:
“Kjo është dëshmi se Kurani nuk është i krijuar.”
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com