9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti?

Më të lexuarat

“Dhe kush nuk i përgjigjet (ftesës për gosti) e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”

Ky hadith tregon se përgjigja për gostinë është detyrë, por me disa kushte:

1. Që ftuesi të jetë musliman. Lejohet t’i përgjigjesh ftesës së jomuslimanit (nëse plotësohen kushtet e tjera), sidomos nëse në këtë ka dobi dhe ia bën të dashur Islamin.

2. Që pasuria e tij të jetë e lejuar. Nëse e ka të fituar pasurinë me haram lejohet t’i përgjigjesh, por nuk është detyrë përgjigja në të.

3. Që në gosti të mos ketë gjëra të ndaluara. Nëse ka në të ndalesa nuk është detyrë përgjigja e ftesës, vetëm nëse i ftuari ka mundësi ta kundërshtojë të keqen që bëhet aty atëherë e ka detyrë të shkojë.

4. Që ftesa të jetë e posaçme për personin, përndryshe, nëse thotë në mesin e një grumbulli njerëzish ku je dhe ti: O ju njerëz, jeni të ftuar në dasëm, – dhe s’të ka specifikuar vetëm ty. Specifikimi është të thotë: O filan, je i ftuar në dasëm.

Përmbledhje nga shpjegimi i librit “Rijadus Salihin” i shejh Uthejminit, hadithi me nr. 266.
https://udhaebesimtareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit