2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Si të përdorni stresin për ta bërë skuadrën tuaj më të fortë?

Më të lexuarat

Stresi nuk ka ka pse të jetë një emocion që të shkurton jetën. Si një lider, ju mund ta përdorni stresin e një mjedisi shumë dinamik biznesi në avantazhin e kompanisë suaj dhe të punonjësve tuaj. Ajo që duhet të bëni është të rikornizoni stresin nga një gjë negative në një ushtrim për formimin e marrëdhënieve.

“Pas shekujve praktikë, ushtria ka mësuar se nëse ju përjetoni stres

  • 1) me përqasjen e duhur dhe
  • 2) me njerëzit e tjerë, ju mund të krijoni marrëdhënie të qenësishme shoqërore për të cilat njerëzit do të flasin për të gjithë pjesën e mbetur të jetës,” shkruan Achor.

Eksperienca mund të shërbejë për t’i mbajtur njerëzit në shërbim, ose kur ka rëndësi, në të njëjtën kompani, nëse u prezantohen mundësi më të mira. Çelësi, shkruan ai, është se “organizata si ushtria e kanë prejardhjen e kulturës së tyre nga krenaria e të qënit të aftë për t’i kaluar bashkë sfidat.”

Më poshtë, mësoni se si të keni qasjen më të mirë ndaj stresit dhe t’i jepni atij kuptim për të motivuar veten dhe punonjësit.

Shikojeni stresin me syzet e duhura

Nëse stresi po ju mbyt ju dhe punonjësit tuaj, ju duhet të ndryshoni mënyrën se si e perceptoni atë. Për shembull, në vend që të stresoheni kur shikoni se keni një mal me emaile për t’iu përgjigjur, shikojeni atë si një sfidë nga e cila do të përfitoni nëse e kaloni. “Pas çdo faktori që ju streson, ka një mundësi për ju që të zhvilloni aspekte të potencialit tuaj, si durimi, rezistenca dhe efiçienca,” shkruan Achor.

Injektoni kuptim te stresi

Kur sfidat që ju stresojnë ju nuk kanë kuptim, ju nuk keni motivim për t’i kaluar ato. Por nëse i jepni më shumë kontekst asaj që ju streson, ju dhe punonjësit tuaj do të mundoheni për ta kaluar stresin. “Ne kemi nevojë të bashkojmë pikat ndërmjet kuptimit dhe stresit në mënyrë që të ndihmojmë individët dhe skuadrat të dallohen,” shkruan Achor.

Stresi është një sport skuadre

Achor thotë se ju keni nevojë “të ndihmoni dhe të trajnoni liderat për t’i ndihmuar skuadrat e tyre që t’i shikojnë faktorët stresuesë si një sfidë grupi, sfidë e cila ka një kuptim.” Janë skuadrat dhe jo individët që fitojnë kampionatet. Ndihmojini punonjësit të kuptojnë se stresi është një sport i skuadrës, nëse punoni të gjithë bashkë, do ta bëni punën në mënyrë efiçiente./ businessmag

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit