1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si të ndihmoni një mik, i cili sapo ka humbur vendin e punës

Më të lexuarat

Në këtë  krizë, gjithnjë e më shumë me rritje çmimesh dhe rritje kostosh. Dhjetëra kompani kanë filluar të shtrëngojnë rripat e tyre, ndërsa drejtuesit nga ana tjetër kërkojnë të ulin kostot në një mjedis më të dobët ekonomik. Kjo rrjedhimisht do të thotë edhe shtim e numrit të njerëzve që janë  pushuar  nga puna. Ky është një fenomen që po ndodh në mbarë botën.

Kompanitë amerikane njoftuan rreth 26,000 shkurtime të vendeve të punës në korrik -një rritje prej 36% nga viti i kaluar.
Humbja e një pune do të thotë shumë më shumë sesa thjesht të humbasësh një burim të ardhurash. Ka gjithashtu humbje të komunitetit, vetëvlerësimit dhe identitetit. Pushimi nga puna sjell tek personi ndjenja turpi ose faji, madje herë-herë edhe gjendje depresive. Dëshira për të qetësuar ose ndihmuar një mik që sapo ka humbur punën është një reagim i natyrshëm.

Disa gjëra për të mbajtur parasysh

Njerëz të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj humbjes. Për këtë arsye, është e këshillueshme ta pyesni mikun tuaj se çfarë kanë nevojë në atë moment. Ai mund të ketë nevojë për një kafe, për një  përqafim ose thjesht ka nevojë për dikë që ta dëgjojë.

Shmangi ofrimin e këshillave

Momentet e para, ditët e para, madje edhe javët e para pas humbjes së punës mund të jenë destabilizuese dhe dëshpëruese për këdo. Miku juaj mund të jetë i mbingarkuar nga zemërimi që ndjen, ose i stresuar me planifikimin e të ardhmes.
Mundohuni që miku juaj t’i shmangë kontaktet me  kompaninë nga e cila sapo është pushuar. Një takim me  ish-punëdhënësin mund të shërbejë vetëm për të ushqyer mllefin dhe dëshpërimin që miku juaj ndjen.

Mundohuni t’i jepni qetësi dhe t’ia bëni të qartë se jeta është shumë më shumë se një vend pune
Përballë pasigurisë, shoku juaj ka të ngjarë të shqetësohet më shumë për përiudhën e errësirës (pra, se sa gjatë mund të qëndrojë pa gjetur një punë) krahasuar me shpresoën për dritën në fund (gjetjen e diçkaje më të mirë).

Ndani me shumë kujdes përvojat tuaja që mund të keni patur me humbjen apo me ndërrimin e punës.
Rrethanat tuaja mund të jenë shumë të ndryshme nga ato të tyre. Edhe nevojat tuaja ekonomike mund të kenë qenë të ndryshme, ndaj me shumë kujdes mundohuni t’u jepni kurajo dhe jo ndjenjën e pakuptueshmërisë.

Përfundimi: Mikut tuaj duhet t’i jepni mbështetje dhe jo zgjidhje të ‘hallit’ të tij. Ai e di më mirë cila është rruga më e mirë që ai të kapërcejë një moment të vështirë dhe cilat janë rrugët më të mira për të gjetur një punë të re./businessmag

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit