0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Si të fokusohemi tek menaxhimi dhe vetëdisiplina

Më të lexuarat

Dëgjojmë njerëz duke u ankuar se nuk kanë kohë. Në fakt, të gjithë kemi njëzet e katër orë kohë në ditë. Aq kishte edhe Mikelanxhelo, Nënë Tereza, Albert Einstein, Leonardo Da Vinci, Nikol Tesla e të tjerë. Mendoj se problemi nuk është tek koha, por tek menaxhimi i saj. Të vetmet korniza apo limite qe na kufizojnë do të jenë ato që ne i vendosim vetes. Mos harroni, çdo mbret i suksesshëm dikur ka qenë një fëmijë qaraman. Të gjithë ia nisim nga zero. Koha në të vërtetë nuk është asgjë veçse një mundësi që jeta na dhuron çdo ditë. Mendoj se ka 2 lloje kohësh: 1. Ajo që shohim te ora e murit dhe koha reale. Koha reale nuk ka pothuajse lidhje fare me kohën që shohim ne. Koha në thelb të saj apo në brendësi nuk ka kohë.

 

Në kohën reale një orë nuk ka 60 minuta dhe një minutë nuk ka 60 sekonda, ndryshe nga ajo që ne kemi në jetën e përditshme. Një orë kohë mund të fluturojë sa hap e mbyll sytë, ashtu edhe sikundër mund të duket përjetësi. Për ata që do të merren me veten e tyre, do të duket më e shkurtër. Askush prej nesh nuk ka kohë t’i mbarojë të gjitha punët e jetës. Koha do të ikë më shpejt për ata që janë të lumtur, më e ngadalshmja është për ata që vuajnë. Kjo do të ndodhë për shkak të menaxhimit të saj. Menaxhimi i kohës është disiplinë e orientuar nga ekonomizimi dhe shfrytëzimi racional i kohës, si një resurs i vlefshëm, duke zhvilluar metoda dhe teknika për shfrytëzimin efikas të kohës. Nëse do ta përdorim ashtu si duhet ajo do të na shpërblejë.

Sistemi në të cilin jetojmë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në menaxhimin e kohës. Lajmi i mirë është që koha reale është diçka psikologjike. Ajo ekziston në mendjen tuaj. Ju e keni krijuar atë dhe çdo gjë që ju e krijoni vetë mund edhe ta menaxhoni vetë. Analiza e shfrytëzimit të kohës është e rëndësishme, sepse në atë mënyrë do të kuptoni se si mund të shfrytëzoni kohën tuaj në mënyrë më efikase. Shfrytëzimi efektiv i kohës sot ka një rëndësi të madhe dhe përcakton dështimin apo suksesin. Ne jemi ajo çfarë bëjmë çdo ditë. Çfarë na mundëson planifikimi i kohës?

1.Shfrytëzim më të mirë të kohës

2. Eliminimin e ngjarjeve të padëshirueshme, të cilat sjellin pengesa gjatë ditës

3. Kohë për menaxhimin e stresit ikjen nga gjërat negative të përditshme, si përgojimet, kalimi i kohës kot duke parë filma, apo qëndrimi në rrjetet sociale.

Si ta bëj planifikimin e kohës? Planifikimi i kohës për të gjithë ne duhet të jetë individual dhe i pavaruar. Ju mund të merni shembull nga një individ i suksesshëm se si ai/ajo e planifikon kohën, por kurrë mos u bëni kopja e dikujt.

Për mendimin tim planifikimi ndahet në 5 pika.

  • Planifikimi Ditor: Çfarë do të bëj unë sot, ose më saktë këtë e bëni një ditë më parë në çdo mbrëmje: pra çfarë do të bësh nesër. Mund ta mbani shënim ose ta ruani në kokën tuaj. E rëndesishme është ta krijoni këtë listë dhe ta zbatoni. Ju rekomandoj një bllok shënimesh. • Planifikimi Javor Këtu edhe ne pikat me poshtë do tju duhet me patjetër blloku i shënimeve. Do të planifikojmë javën se çfarë do të bëjmë gjatë javës në pergjithësi.
  • Planifikimi Mujor: Këtu do të planifikojmë sifdat apo detytrat që do i vendosim vetes tone, se çfarë do bëjmë apo kërkojmë ne të arrijmë gjëtë muajit.
  • Planifikimet Vjetore: Objektivat kyresore dhe çfarë me saktësi do të donit të arrinit.
  • Planifikimi Afatgjatë; Këtu do të shkruajmë përbledhjen e të gjitha pikave , Endrrat tona dhe analizën vjetorë së çfarë ndryshimi ke arritur nga viti në vit.

Sa i rëndësishëm është menaximi i kohës?

Menaxhimi i kohës duhet të bëhet për dy arsye, që janë të lidhura me njëra-tjetrën. 1. Sepse mungesa apo padija e menaxhimit është burimi kryesor i dështimit në jetë si në punë ashtu edhe në jetën e përditshme. Shikoni natyrën! Ajo është shembulli më i mirë për në, ka menaxhimin më të mirë të kohës. Në dimër do të bjerë deborë, do të bëjë ftohtë. Në pranverë lulet do të çelin, është gjithçka në prefeksion.

  1. Menaxhimi i kohës është i rëndësishëm për të krijuar strategjitë e duhura për të gjetur kohën, për të kryer të gjitha aktivitetet me sukses për të pasur një performancë të mirë në punën dhe jetën tonë. Por si vjen ky menaxhim kaq i përsosur në jetën tonë? Vetëdisiplina! Të bësh gjërat që nuk dëshiron t’i bësh vetëm sepse e di që duhen bërë. Kjo është vetëdisiplina, një nga çelsat më të rëndësishëm për rrugën drejt suksesit.

Do të jetë e vështirë për t’u aplikuar dhe ndjekur nga njerëzit normalë. Nëse do ta bënin të gjithë nuk do të kishtë këtë emer kaq të madh të frikshëm dhe sundimtar që ka. Nënkupton një vullnet të hekurt për të ndjekur të përpikmëri detyrat dhe planet, krijim të zakoneve të reja dhe shpërbërje të zakoneve të vjetra. Në teori, kjo gjë duket diçka jo e vështirë për t’u arrirë, por në jetën reale nuk është aq e thjeshtë sa flasim. Nëse do të studioni me kujdes natyrën e njerëzve do të kuptoni se njerëzit udhëhiqen nga dëshirat, ndenjat dhe zakonet që përqafojnë. Shikoni turmat.

Njerëzit janë skllevër të zakoneve dhe veseve të tyre. Ata nuk e kuptojnë këtë deri në momentin kur bota e tyre kthehet kokëposhtë nga parregullsitë ose një ngjarje që na trondit botën e brendshme dhe na bën ta shohim realitetin me sy tjetër. Dhimbja e rrit njeriun, e ndryshon ate dhe bën më të fortë. Ne bindemi që duhet të ndryshojmë gjëra të caktuara në jetën tonë. Kemi dëgjuar se drita është gjithmonë ajo që përfaqëson mirësinë apo pozitivitetin, por e vërteta është se nëse nuk do egzistonte errësira, as unë edhe as ti nuk do të shikonim yjet. Nëse do të ishim gjatë gjithë kohës duke u ndjerë mirë, nuk do të ishim duke u rritur. Artistët më të medhenj në botë vijnë nga dhimbja. Mos më besoni mua shikojeni vetë.

Fjalë të mënçura nga njërëz të mënçur. Suksesi nuk është asnjëherë prona jonë, është i marrë me qera dhe qeranë duhet ta paguajmë çdo ditë. Disiplina është zgjedhje. Qëndron në të zgjedhurit të bërjes së gjërave më të vështira dhe të duhura në fillim, kundrejt gjërave të lehta dhe të gabuara. Ti e shumëfishon kohën duke shpenzuar kohë sot në gjëra apo detyra që do të të japim në shumë kohë nesër. Zvarritja e të bërit detyrat që ju caktohen është si një huadhënës që na e rrit interesin. Bëj gjërat që nuk do t’i bësh në fillim, sepse është rruga më e shkurtër dhe e garantuar drejt suksesit: ajo çfarë ti do në jetën tënde. Nuk ka të bëjë me fitimin e një shume të caktuar parash, apo shtëpie. Ka të bëjë me faktin se si do të duket jeta jote. Ky është SUKSESI! Oriento emocionet e tua drejt bërjes së diçkaje në mënyrë ekselente dhe jo drejt gjendjes mediokre ku ti mendon “ta bëj apo mos ta bëj”. Problemi yt nuk është se ti je i zënë gjatë gjithë kohës; problemi yt është se ti nuk e menaxhon dot situatën. Arsyeja pse ne nuk kemi atë që duam nuk ka të bëjë me faktin se ne nuk i kemi aftësitë apo kohën. Ne thjesht nuk kemi vullnetin e duhur për të bërë gjërat që nuk duam t’i bëjmë atëherë kur duhet.

Njerëzit më të vetë-disiplinuar në botë nuk kanë lindur me këtë aftësi, por në një pikë të caktuar ata filluan të mendojnë ndryshe mbi vetë-disiplinën. Filluan ta aplikojnë atë, ta ndjekin ta zbatojnë. Jetët e tyre ndryshuan. Ata nuk janë më ashtu siç ishin. Ndryshuan sepse brenda tyrë zgjuan gjigandin e tyre për të parë pushtetin e pakufijshëm që kanë. Sikur ta njihte njeriu potencialin e tij mendor që mbart do të ishte me të vërtet një fitues. Por, njerëzit duan të ndihen rehat. Dorëzohen dhe bota sot është ndarë në dy kategori:
1. Ata që binden.
2. Ata që bindin.

Shumica prej nesh gjithmonë mendojnë se motivimi është si një pilulë magjike që po e patën, do t’i bëjë ata të punojnë më shumë, të fitojnë më shumë apo të kenë më shumë. Kjo nuk ekziston. Motivimi gjithmonë ka egzistuar, por për ta njohur, duhet të na gjejë duke punuar.   /BM/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit