15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ballafaqimi i Lindjes dhe Perëndimit

Më të lexuarat

Ballafaqimi i Lindjes dhe perëndimit

Popujt evropianë arritën të ndërtojnë një shoqëri progresive, duke mos ia vënë veshin vlerave fetare dhe traditës. Japonia, për shembull, ka arritur një zhvillim të madh dhe të shpejtë, duke u inkuadruar në radhën e vendeve të zhvilluara dhe progresive, por nuk ka hequr dorë nga veçoritë, besimi dhe tradita. Ajo ka arritur, vetëm për gjashtëdhjetë vjet, të dalë nga rendi i vendeve të prapambetura dhe të zë vendin në mesin e kombeve prijëse të botës moderne. Ata nuk ishin të verbuar as të mahnitur me Perëndimin, por punuan me zell, duke ruajtur me xhelozi fenë, kombin dhe trashëgiminë e pararendësve. Si në të kaluarën, Japonia edhe sot e nderon dhe ruan besimin e vjetër (budizmin, shintoizmin), absurditeti i cilit është i njohur për çdo njeri me mend.

Mirëpo, intelektualët tanë islamë, të cilët nuk kanë ndjenjë për realitet dhe nuk posedojnë mbështetje të fortë ideore, nuk janë në gjendje të analizojnë qartë çështjet shoqërore as të kuptojnë ligjet më të thjeshtë fetarë. Çdo kritikë të bindjes së tyre fetare ata e pranojnë me kënaqësi dhe plogështi, për të vërtetuar se janë intelektualë. Kaq të pavetëdijshëm, ata nuk janë në gjendje të mendojnë lirshëm për esencen e gjërave dhe realitetin jetësor. Ata e njohin të vërtetën duke bredhur me mend, në hulumtime dhe germadha. Aktiviteti shkencor i njerëzimit, në domene të ndryshme materiale të jetës, si dhe suksesi i madh i arritur është rezultat i punës së palodhshme dhe mundit të shkencëtarëve në laboratore të mbyllur. Me këtë punë të tyre shkencore, ata i kanë nënshtruar fuqitë e natyrës dhe ky triumf është rezultat i punës së palodhshme dhe nuk është rezultat i arritjeve civilizuese. A mundet ky progres teknologjik të jetë rezultat i degradimit dhe pasioneve të ulëta të njeriut? Pos kësaj, progresi në shkencat materiale dhe intelektuale, nuk rrjedh në drejtime të njëjta, por në drejtime fare të kundërta, kështu që zhvillimi në një anë mund ta përcjellë stagnimi i dhembshëm në anë tjetër.

Profesori i një universiteti evropian në tubimin shkencor në Teheran kishte deklaruar: “Perëndimi ka nevojë për vlerat shpirtërore të Lindjes, ngase Lindja në këtë plan është shumë më i pasur se Perëndimi. Andaj, nëse lindorët i shfrytëzojnë prodhimet perëndimore, atëherë edhe perëndimorët do të duhej të shfrytëzonin vlerat shpirtërore të Lindjes.”

Për të mbijetuar, shoqëria njerëzore ka nevojë për elenente të tjera pos kulturës teknologjike dhe industriale. Sikur një sistem politik dhe shoqëror do ta ndante komunitetin njerëzor nga modeli burimor i jetës dhe sikur jeta të shndërrohej në luftë të paqëllimtë për mbijetesë, atëherë jeta e njeriut do të ishte përplot dhunë.

Fatkeqësisht, njerëzimi sot është në periodën e fëmijësë dhe për shkak të kësaj papjekurie nuk është në gjendje të shfrytëzojë të gjitha pasuritë e natyrës as mundin e vet a materiale. Pikërisht për këtë arsye, njerëzimi i ngjason fëmijës, i cili bie nën ndikim të ndjenjave sipas të vërtetave logjike të jetës në këtë botë. Ndjen lënë pas shpine mendjen dhe logjikën, ndërsa në mendime njeriu është vazhdimisht i ngatërruar me paragjykim dhe mitomani të ndryshme. Tek disa popuj kjo pasqyroset me mënyra të ndryshme të idolatrisë, ndërsa tek dija më të zhvilluar, në nënshtrim ndaj shkencave materia dhe eksperimentale. Njerëzimi sot, pas shumë viteve te përvojave të hidhura në mashtrime të reja, përfundimisht e ka kuptuar se vetëm zgjedhja e vetme është: ose rruga e drejtë ose shkatërrimi total.

Nuk është reale të pasohen në mënyrë të verbër të gjitha zakonet dhe traditat e të tjerëve. Një raport i tillë imituesin e vë në pozitë të varshmërisë. Nëse pasimi do të ishte i menduar ashtu që diç të zgjedhë, pastaj pas përpunimit dhe përmirësimit t’ia ofrojë botës së shkencës dhe prodhimtarisë, kjo do të ishte pasim i mirëseardhur dhe pozitiv. Çdo ngatërrim, shqetësim dhe pakënaqësi në mendjen tonë dhe moralin tonë është pasojë e përzierjes së ideve të trashëguara dhe atyre të vdekura. Rreziku është edhe më i madh nëse jemi larg nga e vërteta jonë historike dhe morale.

Një mendimtar i njohur islam, në librin e tij “Islami dhe të tjerët” thotë: “Ne nuk e përfaqësojmë qëndrimin mbi izolimin shoqëror dhe intelektuale, as largohemi nga rruga e cila civilizimin njëmend e shpie në progres. Ne jemi pjesëtarë dhe bashkudhëtar të këtij karavani. Muslimanët me arritjet e mëdha dhe pozitive, i kanë dhënë kontribut të madh komunitetit njerëzor në tërësi. Mjerisht ne sot, lëshojmë rastin që kësaj gjenerate avandarde t’i japim mirënjohjet e merituara dhe ta ruajmë respektin e duhur për ta dhe dinjitetin e tyre. Krejt këtë do të dijmë të çmojmë vetëm atëherë kur t’i lejojmë zemrat tona dhe mendjet tona nga ndjenja e inferioritetit ndaj vlerave të perëndimit dhe kur këtë ndjenjë e zëvendesojmë me ndjenjën se jemi njerëz të lirë. Problem yni është që kokuIur dhe me duar në gji qëndrojmë para botës perëndimore dhe nuk jemi në gjendje t’ua kthejmë prapë të gjitha anët negative të tyre. Sa mirë do të ishte që vetë të bëjmë atë në çkaa ata na pasojnë! Civilizimi në këtë kontekst paraqitet në kuptim të dyfishtë. E para është që të mos e humbim pjesën e madhe në themelimin dhe ndërtimin e civilizimit dhe të ruajmë përvojën vetanake që del nga mënyra jonë e jetës, krahas të gjitha përvojave pozitive të tjerëve. kuptimi i dytë është të zgjedhim manifestimet e jashtme joshëse me të gjitha veçoritë e tyre, të cilët të tjerët i kanë pergatitur për vete, e të mos mendojmë për to dhe të mos i studiojmë ato, ose të paktën të mos i fisnikërojmë me diç tonën; me diç që është karakteristikë e civilizimit tonë. Kuptimi i parë i civilizimit është në pajtim me mendjen njerëzore, por civilizimi në kuptimin e dytë i përshtatet majmunëve të cilët dinë vetëm të imitojnë.”

Sejjid Muxhteba Musavillari

“Islami dhe civilizimi perëndimor”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit