0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si ta duan fëmijët leximin e librit?

Më të lexuarat

Fëmijët kur lexojnë diçka që e kuptojnë, kënaqen. Ngjarjen që do t’ia sillni, së pari shpjegojani.

Pjesa e parë

Fëmijët janë në gjendje të dëgjojnë dhe të ndiejnë bazën e të gjitha llojeve të sjelljes. Edhe në leximin e librave kjo gjendje është e vlefshme. Që fëmija të ringjallë librin që ka lexuar dhe që është në mendjen e tij, duhet të kenë qenë një palë fjalë të cilat prekin shpirtin e tij, domethënë së pari fëmija duhet të fitojë ndjesinë dhe pastaj librat që lexon i japin kënaqësi. Për shkak të kësaj, pjesa e parë është shumë e rëndësishme, por jo e mjaftueshme.

Pjesa e dytë duhet të bëhet me diçka praktike, kështu do ta përshkruajmë: Të kuptuarit e leximit. Fatkeqësisht mësuesit, duke i shtyrë fëmijët të lexojnë shpejt dhe për një minutë të marrin disa fjalë, fëmijët duke u munduar t’i nxënë shkronjat dhe fjalët, pjesën e të kuptuarit e kapërcejnë dhe nuk mund ta arrijnë. Kurse motivi më i rëndësishëm është leximi … Ai i cili kupton rreshtat, në rreshtat e ardhshëm fiton motivin për lexim. Ndërsa shohim fëmijët që, duke gëlltitur fjalët shpejt e shpejt, përpiqen të lexojnë (kuptojnë) diçka, por për dy rreshtat më lart, nëse i pyesim ata, nuk do të marrim përgjigje.

Pse ndodh e gjithë kjo?!

Për t’u përgatitur për provime!

Mësimdhënësit bëjnë ushtrime të leximit të shpejtë, për 80 minuta p.sh. duhen zgjidhur 80 pyetje, diçka mungon këtu, fëmija nuk kupton … Duhet që fëmija të jetë ai që t’i kuptojë fjalitë e jo zëvendësues, është kështu në vend të, nuk është kështu, si ndodh të kuptojë? Në vend që ta kuptojë mirë pyetjen, ai i përgjigjet asaj në një mënyrë që përshtatet me mendjen e tij.

Ju e shihni se fëmija që është i suksesshëm në eksperiment, në provim (duke lexuar me supozime dhe gëlltitje) humbet, nga leximi nuk kënaqet, për këtë shkak motivi kryesor i leximit duhet të jetë: lexim i me kuptim. Në leximin me kuptim është edhe leximi i ngadalshëm. Siç bën analizën e tekstit, bën edhe analizën e fjalës, të lexojë pak, por ekstrakt sikur po lexon një ritëm, sikur të lexojë në qetësi absolute. Nëse fëmija lexon dhe kupton, ndoshta edhe shpejt mund të lexojë. Leximi i shpejtë dhe kuptimi janë një vazhdimësi.

Prindërit ose mësuesit, kanë fituar mjeshtërinë e leximit tek ata të cilët lexojnë një faqe për disa sekonda. Duke shikuar leximin, fëmija nëse fiton leximin e shpejtë, por pa e fituar leximin me kuptim, në provime nuk do të jetë i saktë dhe i suksesshëm.

O bir këtë pyetje njëqind herë e kemi zgjidhur, përse nuk munde të përgjigjeshe?!

Gjatë provimit, në shqetësimin për të lexuar shpejt, fëmija nuk e kupton atë ….

Me fëmijën tënd duhet të uleni qoftë edhe vetëm për dy paragrafe, reciprokisht të bëhen 10-15 minuta duke lexuar dhe kuptuar, pastaj lëreni të lirë. Le të shkojë të luajë … Pasi të kalojnë 2-3 orë …, bir pa shikoje një herë, në gazetë të faqja e sportit qenka një lajm interesant, a e lexojmë këtë së bashku? T’i thoni, dhe përsëri një paragraf në interval kohor 10-15 minuta, të bëhet analizë … Si ishte? Hë, ky futbollisti çfarë paska thënë, edhe trajneri paska bërë këtë transfer …

Në këtë mënyrë nëse fëmijës ia bëni një lexim kuptimplotë, kjo nuk do të thotë se fëmija është burgosur në një vend, kur leximi me fëmijën kalon në një gjendje të favorshme, zgjidhet edhe gjuha e të shprehurit.

Erdhëm në pjesën e tretë.

Fëmijët kur lexojnë diçka që e kuptojnë, kënaqen. Ngjarjen që do t’ia sillni, së pari shpjegojani. Për shembull: Mund t’i shpjegoni ngjarje historike. Librin me ngjarje që më parë ia keni shpjeguar, dhuroj ani, fëmija do të kënaqet me lexim, me ngjarjen që ju ia keni treguar. Ai duke fituar zakonin e leximit dhe duke lexuar një njohuri që më parë e ka dëgjuar, ndien kënaqësi.

Një lexues të ri, kuptimet, rrokjet, fjalët e panjohura, fjalitë e gjata, librin, nëse vetë e lexon, do ta mërzisin dhe do ta lodhin.

Ai nuk e kupton.

Në tregun e filmave ka libra, çka shikohet në kinema mund të merret edhe libri për të. Në këtë mënyrë fëmija do ta lexojë librin sikur është duke e parë. Pra fëmija barrierën e parë, pjesën e ‘kuptim-it’ do ta kapë nga kinemaja, ndërsa pjesën e ‘leximit’ do ta gjejë në mesin e rreshtave të librit.

Ndërsa në pjesën e katërt do të shohim:

Fëmija mund të imagjinojë, edhe nëse në memorien e tij ka intensifikim, ky fëmijë fiton thellësinë e leximit. Por, nëse ai nuk imagjinon, nuk intensifikon, nuk thellohet me mendjen e tij, ai nuk mund t’i kombinojë kuptimet, dhe andaj mërzitet.

Fakti që libri është adresuar sipas moshës së fëmijës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në leximin e librave. Përmbajtja bazohet në interesin dhe shpesën e fëmijës. Apeli që u kushtohet prindërve dhe që duhet të jetë njëra ndër çështjet që duhet t’i kushtojnë rëndësi është: përmbajtja sipas interesit dhe pikëpamjeve të tyre. Një nga aktivitet që do t’i mundësojë atij të përfitojë zakonin e leximit është radio teatrale apo mjete të tjera të ngjashme.

Në të kaluarën nëpër fshatra kishte oda, të moshuarit kur mblidheshin i tregonin njëri-tjetrit tregime, ngjarje të shkurtra për të kaluarën, ngjarje për pejgamberët. Ata përdorën ato për të përshkruar ngjarjet që po dëgjonin në paqe dhe qetësi, sikur të ishin të animuar. I gjithë ky animacion, dhe të shmangurit e imagjinatës së imagjinuar te mendja e fëmijës do të nxjerrë në pah një ngjarje që do të kontribuojë në lexim. Në ditët e sotshme oda fshatare nuk ka. Sot nuk vijnë 3-5 zotërinj së bashku dhe të kenë biseda të përqendruara tek fëmijët.

Mirë, si do t’ia bëjmë?

Bëni radio teatrore, një traditë brenda shtëpisë suaj në mbrëmje, duke fikur dritat, duke u shtrirë në dysheme ose në ulëse, dhe dëgjoni tingujt që vijnë nga teatri dhe ringjalleni mendjen tuaj.

Fëmija kështu fiton aftësinë për të ndjekur dhe për t’u përqendruar mendërisht. Me këto aftësi, në kohë, do të jenë në gjendje t’i imagjinojnë librat e lexuar dhe t’i intensifikojnë në mendjet e tyre.

Adem Gyneshi

Nga turqishtja: Ramize Zeqiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit