5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Si ta di se a jam i sëmurë nga magjia?!

Më të lexuarat

Pyetja: Si mund ta dimë se kemi magji dhe çfarë të bëjmë?

Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

1. E kemi përmendur, në disa shkrime e përgjigje të mëhershme se Islami e vërteton ekzistimin e magjisë dhe cytjen që mund ta bëj xhini në trupin e njeriut. Për këtë kemi argumente edhe në Kuran edhe në Hadithe.

Gjithashtu është e saktë se ekzistojnë disa simptome të cilat mund të jenë shenja të magjisë, mirëpo këto dallojnë varësisht prej formës dhe llojit të magjisë. Neve këtu nuk do ti përmendim diç nga shenjat, për faktin se është mjaft delikate dhe ato mund të jenë evident edhe te disa njerëz të cilët nuk janë sëmurë dhe kanë vesvese.

Një nga rrethanat në të cilat më së shumti shtohen vesveset dhe cytjet e shejtanit është kur njeriu mendon ose supozon se është i sëmurë nga magjia. Për këtë edhe disa dijetarë kanë theksuar se për njeriun më e rrezikshme është sëmundja imagjinare, e parafytyruar, sesa sëmundja reale. Kjo për faktin se sëmundja e magjisë mund të shërohet, me lejen e Allahut, me rukje, ndërsa sëmundja imagjinare është e vazhdueshme dhe nuk përfundon. Kur njeriun e kaplojnë iluzionet se është i sëmurë nga xhinët ose sihri dhe vazhdimisht e bënë fiksim këtë, pa dyshim edhe shejtani e cyt më shumë në këtë rast, atëherë ai bëhet konfuz, i trazohet jeta, i çrregullohet funksionimi i organeve posaçërisht gjëndrat të cilat krijojnë lëngjet e nevojshme për veprimtarinë e nevojshme të trupit. Në këtë situatë personit të këtillë, i thahet goja (i çrregullohen gjëndrat e pështymës), djersitet pa nevojë, pastaj ka probleme me tretjen pasi që i ka të çrregulluar edhe gjëndrat e tretjes. Kështu edhe i përfiton disa simptome të cilat janë të ngjashme me simptomet e të sëmurëve nga magjia dhe kalon në gjendjen që quhet “autosugjestion”, pasi që njeriu vetvetiu u nënshtrohet iluzioneve të tij dhe ndikohet nga to.

Ibën Kajimi thotë: “Dije se cytjet dhe vesveset në fillim te njeriu janë ide, pastaj ato kalojnë në kujtesë. Nëse zënë vend në kujtesë, atëherë ato shpijnë në dëshirë dhe dëshira çon në kryerjen e tyre me gjymtyrë dhe kështu ato më pastaj e kaplojnë dhe mbizotërojnë njeriun e bëhen zakone që e shoqërojnë atë. Refuzimi i këtyre cytjeve që në fillim të paraqitjes është më lehtë se sa të ndërpriten kur ato fuqizohen e plotësohen.”

Hoxhë Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit