3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Si qëndron çështja me personin, i cili vdes dhe ka pasur dëshirë të lajë borxhin e tij?

Më të lexuarat

Përgjigjja: Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut(alejhi selatu ue selam) “Nëse
unë luftoj me veten time, me pasurinë time, me vendosmëri, drejtpërdrejt në front, pa u trembur fare dhe pa ia kthyer shpinën armikut, a do të hyj në xhenet”?Po… Këtë e ka përsëritur dy apo tri herë, pastaj ka vazhduar: “(Nuk do të hysh) Vetëm nëse vdes dhe nuk e ke larë ndonjë borxh tëndin.” Këtë e ka treguar bindshëm, duke e sqaruar “Borxhin”. Për Zotin, në dorë tëtë cilit është shpirti im, nëse njeriu lufton në rrugë të Allahut, nuk do të hyjë në xhenet, derisa të lajë borxhin e tij.” (AHMEDI)

Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut(alejhi selatu ue selam) për një vëlla të tij, i cili ka vdekur dhe ka pasur borxh pa kryer. Muhamedi(alejhi selatu ue selam) ka thënë: “Ai është peng i borxhit të tij. Laje borxhin për të”. Ai prapë ka thënë: “Po, unë i kam larë borxhet e tij, pos një borxhi praj dy dinarësh, të cilin e kërkon një grua, edhe pse ajo nuk ka argumente se i ka pasur borxh ai. Muhamedi(alejhi selatu ue selam) ka thënë: “Jepja dy dinarë, sepse ajo ka të drejtë.”(AHMEDI)
Ky është argument se kujdestari, nëse merr vesh për ndonjë borxh të të vdekurit, e ka vaxhib t’ia lajë borxhin.

 

Muhammed Muteveli Sharaviu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit