4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si ndikon përdorimi i duhanit në abdes dhe pastërtinë shpirtërore dhe cilat janë pasojat për namazin dhe agjërimin?

Më të lexuarat

A e prish duhani abdesin?
• Si ndikon përdorimi i duhanit në abdes dhe pastërtinë shpirtërore dhe cilat janë pasojat për namazin dhe agjërimin?

Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.
Duhani fetarisht është i ndaluar-haram. Ai është një e keqe e madhe e cila ka prekur shumë muslimanë për fat të keq. Dëmi i tij është i gjithanshëm, prandaj pothuajse ka koncenzus mes dijetarëve për ndalimin e tij.
Sa i përket abdestit, nuk e prish, porse si gjynah që është e dobëson.
Agjërimin nëse konsumohet gjatë ditës e prish me konsensuzin e dijetarëve.
Ndërsa gjatë natës edhe pse nuk e prish juridikisht ai e dobëson atë dhe namazin pasiqë si gjynah që është bie ndesh me këto dy adhurime të mëdha. Përveç kësaj sa i përket namazit duhet të përmendim edhe një fakt se kundërmimi i tij është shqetësues për ata që falen afër duhanpirësit. Fetarisht është e urrejtur prezentimi në xhami pas ngërnjës së qepës e hudhrës për shkak të erës së pakëndshme që e kanë ani pse janë të lejuara. Por ja që duhanpirësi nuk e ndien veten fare të shqetësuar se me erën e duhanit të tij po pengon vëllain e tij në krahun e djathtë apo të majtë. Madje rastis të shohësh ndonjërin se si pak para se hy në xhami e shymë cigaren e tij! Kjo nuk është në rregull.
Duhanipërsit duhet që për hirë të Allahut ta lënë sa më parë pirjen e tij.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit