1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si mbahen lidhjet farefisnore? –  Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Në vijim do i paraqesim disa veprime të cilat ndihmojnë në forcimin e lidhjeve farefisnore dhe përmbushjen e detyrave tona ndaj tyre:

  1. Vizita e tyre në vendet e tyre, shtëpi, puntori, dyqan, etj.
  2. T’i thërrasësh te ti, te shtëpia, puntoria apo dyqani yt.
  3. Të interesohesh për ta edhe t’ua kesh gajle atyre, nëpërmjet telefonit, duke u dërgu selam, apo përdorë mënyra tjera të komunikimit.
  4. T’u japësh nga pasuria jote ose dhuratë atyre që s’kanë nevojë për ndihma ose sadaka atyre që kanë nevojë për ndihmë. Pejgamberi, ﷺ, thotë: “Sadakan që ja jep miskinit (nevojtarit) është sadaka, e atë që ja jep familjarit është dy gjëra, edhe sadaka edhe kujdes për lidhjen familjare”. (Nesaiu, sahih)
  5. Të respektosh të madhin (të vjetrin) e tyre dhe të mëshirosh të voglin e tyre.
  6. T’u japësh vendin që e meritojnë dhe të ngrisësh pozitën e tyre në familje.
  7. Të marrësh pjesë në gëzimet e tyre dhe t’ua urosh atë, dhe të marrësh pjesë në mërzitë e tyre dhe t’i ngushëllosh ata. Nëse njëri prej tyre martohet, apo shtohet me një fëmijë apo punësohet dikun, etj., ta ndash këtë gëzim me ata, duke u dhënë ndonjë dhuratë, apo duke i thirr në telefon për t’i uruar edhe për të treguar gëzimin tënd me këtë lajm të mirë, e nëse u vdes dikush apo u ndodh ndonjë fatkeqësi atëherë i ngushëllon apo mundohesh t’ua lehtësosh dhimbjen, duke i këshilluar që të bëjnë sabër dhe shpërblimin që e marrin sabërlitë dhe të shfaqësh edhe ti mërzinë tënde në lidhje me këtë që ka ndodhur.
  8. Të vizitosh të sëmurët e tyre.
  9. Të përcjellës xhenazet e tyre.
  10. T’u përgjigjesh thirrjeve të tyre, andaj nëse ta dërgojnë një ftesë mos mungo përveç se nga ndonjë arsye.
  11. Ke mendim të mirë ndaj tyre, mos bartë mllef e urretje kundër tyre, sepse nuk mund të bëhetë i pari i një populli ai që bartë mllef ndaj tyre.
  12. Pajtimi mes tyre kur të hidhërohen, apo kur dikush i prish raportet me tjerët, të ndërmarrësh veprime për pajtimin e tyre, të afrosh pikëpamjet e tyre mes tyre dhe të mundohesh t’i kthesh si kanë qenë përpara.
  13. Të lutesh për ta, e këtë mund të bëjë secili për secilin.
  14. T’i thërrasësh drejt udhëzimit, t’i urdhërosh në të mirë dhe t’i ndalosh nga e keqja me metoda të përshtatshme edhe frytëdhanëse.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit