Pyetje: Si ka mundësi njeriu t’a largon ngurtësinë e zemrës dhe cilat janë arsyet për këtë?
Përgjigja: Arsyet e ngurtësimit të zemrës janë mëkatët (gjunahet) e mëdha dhe ato të voglat, pastaj edhe pakujdesja e madhe dhe shoqërimi me njerëz të shkujdesur dhe të prishur.
Të gjitha këto ndikojnë në ngurtësimin e zemrës.
Prej butësisë së zemrave, çiltërsisë dhe qetësisë së tyre është nënshtrimi ndaj Allahut xhel-le we ala (që e realizon) dhe shoqërimi i njerëzve të mirë.
Pastaj ruajtja e kohës duke e përmendur Allahun, duke lexuar Kur’an dhe duke kërkuar falje nga Allahu. (duke bërë istigfar) Padyshim se kush e ruan kohën e tij duke përmendur Allahun, duke lexuar Kur’an, duke ndejtur me njerëz të mirë dhe duke iu larguar njerëzve të shkujdesur dhe të këqinj, këtij do ti përmirësohet dhe zbutet zemra.
Allahu i lartësuar thotë: “Me të vërtetë, kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen” {Kur’an, 13:28}
| Shejh Abdulaziz ibn Baz | Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Hoxhë Ardian Elezi