1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si jepet zekati i mjaltit?!

Më të lexuarat

Sa i përket zekatit të mjaltit, dijetarët nuk janë të një mendimi nëse ka ose nuk ka zekat për mjaltin. Në raste kur dijetarët kanë qëndrime të ndryshme për një çështje, është e këshillueshme të ktheheni te ijtihadi i dijetarëve që kanë bërë ijtihad për këtë çështje, në mungesë të haditheve të qarta ose gjykimeve të sahabëve.

Pika e parë: Një pjesë e dijetarëve thonë se ka zekat për mjaltin dhe se duhet dhënë zekati për të, siç jepet zekati për fruta.

Pika e dytë: Ka disa transmetime që tregojnë se Profeti Muhamed (alejhi selam) ka marrë zekatin nga pronarët e mjaltit. Po ashtu, disa transmetime tregojnë se Omar ibn al-Khattab (radijallahu anhu) u ka caktuar zekatin pronarëve të mjaltit. Nisabi i zekatit për mjaltin është caktuar ndryshe nga disa dijetarë; disa e kanë caktuar si për drithrat dhe hurmat, rreth 620-630 kg, ndërsa disa të tjerë kanë caktuar më pak, si 20 kg. Disa dijetarë madje kanë thënë se nuk ka nisab të caktuar, duke e konsideruar çdo kilogram mjalt që të jepet zekat. Megjithatë, një pjesë e madhe e dijetarëve thonë se nuk ka zekat për mjaltin fare.

Pse nuk ka zekat? Sepse të gjitha transmetimet që flasin për zekatin e mjaltit janë transmetime të dobëta. Për të caktuar një dispozitë të sheriatit, janë të nevojshme argumente të forta, si hadithe të sakta ose të pëlqyera që mund të përdoren për këtë qëllim. Në këtë rast, nuk kemi hadithe të sakta që obligojnë dhënien e zekatit për mjaltin. Megjithatë, mendimi më i saktë është se nuk ka zekat për mjaltin nëse nuk ka transmetime të sakta që e dëshmojnë këtë. Nëse mjaltin e përdor për tregti, siç është rasti kur ka shumë bletë dhe prodhon sasi të madhe mjalt, atëherë konsiderohet mall tregtie dhe jepet zekat për mjaltin si mall tregtie, ndërsa për bletët vetë nuk jepet zekat.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Dr. Rasim Haxha


Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit