5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

 Si është dispozita e shqiptimit të nijetit (qëllimit, vendosjes) me gojë?

Më të lexuarat

Përgjigje: Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Veprat janë sipas nijetit, dhe secilit i takon ajo që ka vendosur”.

Vendi i nijetit është zemra dhe nuk ka nevojë për shqiptim, kur të ngrihesh për të marrë abdest, kjo është nijet dhe nuk ka mundësi që një njeri me mend, i padhunuar që të bëjë ndonjë vepër e të mos ketë ndonjë nijet.

Për këtë pra, disa dijetarë kanë thënë: “Sikur të na kishte detyruar All-llahu me ndonjë vepër që duhet të bëhet pa nijet, kjo do të ishte ngarkim sa nuk mundemi”.

Po ashtu nuk ka ndonjë transmetim nga Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, apo nga shokët e tij se ata e kanë shqiptuar nijetin. Ata që e shqiptojnë nijetin, ose e bëjnë nga padituria ose duke pasuar ndonjë dijetar që u ka thënë ashtu, të cilët kanë thënë se duhet të shqiptohet nijeti, ashtu që të vijë në pëlqim zemra me gjuhën.

Ne u themi se ky mendim nuk është i vërtetë, e sikur të ishte gjë ligjshme (e pranuar me sheriat), do t’ia sqaronte Resulull-llahu, sal-lall- llahu alejhi ue sel-lem, ummetit të tij, me fjalë apo me veprën e tij. All- llahu na dhashtë suksese.

 

/Shejh Uthejmini  – “Kushtet e fesë” /

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit