4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si e përkufizon islami diferencën bashkëshortore në bazë të moshës?

Më të lexuarat

Pyetje: Esselamu alejkum, si e përkufizon islami diferencën bashkëshortore në bazë të moshës p.sh: nëse bashkëshorti është tetë vjet më i madh se bashkëshortja, a ka ndonjë problem në këtë aspekt? Ju faleminderit!

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut të madhëruar. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij besnik.

Mosha nuk duhet të jetë pengesë për të lidhur një martesë. E rëndësishme është që partneri me të cilin dëshirohet lidhja e kurorës të jetë i devotshëm dhe fetar. Këtë gjë e ka porositur i Dërguari kur ka thënë: “femra martohet për katër gjëra: për pasurinë, bukurinë, sojin dhe fenë e saj, zgjidhe atë që ka fe, ndryshe do humbësh.” (Buhariu)

Po ashtu ka thënë: “nëse ju vjen ndonjëri me fenë dhe moralin e të cilit jeni të kënaqur (dhe kërkon ta martoni) martojeni, ndryshe do ndodhin sprova dhe çrregullime të rënda” (Sahihul xhami)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, kur ishte 25 vjeçar u martua me Hatixhen dyzet vjeçare. Pra, dallimi në vjet mes bashkëshortëve nuk duhet të jetë pengesë as të konsiderohet e metë përderisa janë respektues të fesë së Allahut. Allahu i përmirësoftë të gjithë!

Burimi: albislam.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit