15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t’i shpëtojnë dënimit?!

Më të lexuarat

Thotë Allahu i Madhëruar në Kuran:

A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata.

أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَسۡبِقُونَاۚ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ

Surja Ankebut:4

A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?!”

A mos pandehin ata të cilët nuk mendojnë për gjë tjetër, veç poshtërsive dhe ligësive, se veprat e tyre do të lihen pa u llogaritur, dhe se Allahu do t’i lërë pa i marrë në përgjegjësi?

A mos pandehin se do t’i shpëtojnë dënimit të Tij?
Mos vallë, prandaj edhe u duket e thjeshtë dhe e parëndësishme bërja e këtyre veprave?

”Sa keq që gjykojnë ata!”

Sa i keq është gjykimi i tyre! Ai është një gjykim i keq dhe i padrejtë, sepse mëton mangësi e cenim të pushtetit dhe urtësisë së Zotit. Ai mëton, gjithashtu, se ata kanë fuqi të mbrohen dhe t’i shmangen dënimit të Allahut, teksa ata janë krijesat më të dobëta dhe më të pafuqishme.

Tefsiri i Sadit “ZOTI E MËSHIROFTË”!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit