Para disa vitesh, një ekip i formuar nga arkitektët dhe inxhinierët më kompetent, si shkak i përballjes me rrezikun e rrënimit të Xhamisë Sulejmanije, vendosën që t’i hulumtojnë të gjitha harqet që bartnin peshën e xhamisë.
Në brendësinë e harkut gjendej një ndarje e cila ua tërhoqi vëmendjen ekipit.
Në atë ndarje, mes gurëve gjejnë të murosur një shishe të mbyllur mirë. Brenda saj ishte një letër e mbështjellë në gjuhën osmane që mbante nënshkrimin e Arkitekt (Mimar) Sinanit.
Në letër shkruante kështu:
“Pasi ta keni gjetur këtë shkrim, sigurisht njëri nga gurëthemelet e harqeve është gërryer dhe ju nuk dini si ta ndërroni.”
“Sipas meje, këto gurthemele mund t’i përballojnë rreth 400 vite. Në ndërtimin e tyre është përdorur një teknikë e veçantë. Duke marrë parasysh që pas 400 vitesh do të ketë ndryshuar teknika e ndërtimit, rindërtimi i tyre sipas origjinalit mund të jetë i vështirë. Prandaj për t’ju ndihmuar sadopak, po ju përshkruaj hapat që kam ndjekur gjatë ndërtimit…”
Në vazhdim Sinani përshkruan vendin nga i kishte marrë gurët, mënyrën e gdhendjes, radhën e vendosjes dhe detajet tjera.
Komisioni veproi ashtu si u kishte thënë Sinani. Kështu që Xhamia Sulejmanije u shpëtua nga rreziku. Kjo letër, për momentin, gjendet në Pallatin Topkapi.
Nga kjo letër del dhe një herë në pah zotësia dhe mendjemprehtësia e mjeshtrit shqiptar. Që të linte këtë mesazh atij i duhej që të njihte mirë llojin dhe jetëgjatësinë e gurëve, të gjente letër dhe ngjyrë që do të rezistonin 400 vjet, të parashikoj ndryshimin e teknikave të ndërtimit në shekuj dhe, mbi të gjitha, të mbartte përgjegjësinë për t’ia lënë veprën e tij edhe brezave pas 4 shekujsh.