8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Më të lexuarat

Vizioni bujqësor i Katarit për ta bërë gjelbëruar shkretëtirën

Panairi i madh ndërkombëtar i hortikulturës EXPO 2023, i pari i këtij lloji në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, u hap zyrtarisht me një ceremoni madhështore në parkun shumëngjyrësh Al Bidda, në zemër të Dohas, kryeqytetit të Katarit.

Në këtë ngjarje globale, të sponsorizuar nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, marrin pjesë 80 vende, së bashku me organizata dhe qytete ndërkombëtare, dhe i gjithë aktiviteti do të zgjasë 179 ditë, nga 2 tetori 2023 deri në 28 mars 2024. Tema e EXPO 2023 është “Shkretëtira e gjelbër, mjedis më i mirë”, dhe ekspozita do të ketë gjithashtu katër nëntema: bujqësia moderne, teknologjia dhe inovacioni, ndërgjegjësimi mjedisor dhe  qëndrueshmëria.

Emiri i Katarit theksoi se vendi i tij i jep prioritet të veçantë luftës kundër ndryshimeve klimatike, duke theksuar se zhvillimi mjedisor është një nga katër shtyllat mbi të cilat bazohet Vizioni Kombëtar i Katarit 2030. Panairi i Hortikulturës në Doha 2023 është vetëm një pjesë e këtyre përpjekjeve.

“Ky është panairi i parë global i këtij lloji në Katar dhe në rajon”, tha Emir Al-Thani, duke përshëndetur mysafirët që erdhën nga e gjithë bota.

Është interesante se EXPO 2023 do të mbahet në një sipërfaqe prej 1.7 milionë metrash katrorë në parkun piktoresk Al Bidda në Doha, dhe sipas pritshmërive të organizatorëve, më shumë se tre milionë njerëz do të vizitojnë vendin e Gjirit gjatë gjashtë muajve të këtij panairi ndërkombëtar.

Qëllimi i Katarit është në fakt të bashkojë liderët e industrisë dhe novatorët për të nisur mënyra të reja dhe të qëndrueshme të gjelbërimit të shkretëtirës. Gjithashtu, synimi është të inkurajojë inovacionin në fushën e hortikulturës, duke nxjerrë në pah problemet mjedisore, veçanërisht në vendet me klimë shkretëtirë, dhe duke paraqitur zgjidhje inovative në këtë fushë.

Sipas organizatorëve, kjo është një mundësi e shkëlqyer që ekspertët të mësojnë më shumë për metodat më të fundit të bujqësisë së qëndrueshme, si dhe risitë që do të “lehtësojnë zhvillimin e bujqësisë dhe do të ndryshojnë mënyrën e jetesës”.

Katari, përkatësisht, e njeh bujqësinë si një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet globale të ujit, energjisë dhe mungesës gjithnjë e më të theksuar të ushqimit. Klima, uji dhe toka janë burime thelbësore dhe kjo ngjarje globale do të promovojë hapa pionierë për të mbështetur një mjedis më të gjelbër. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit