1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Shteti i Maqedonisë së Veriut ia ndalon hyrjen hoxhë Ahmed Kalasë dhe ja pamundëson të marr pjesë në tribunë

Më të lexuarat

Shteti i Maqedonisë së Veriut ia ndalon hyrjen hoxhë Ahmed Kalasë dhe ja pamundëson të marr pjesë në tribunën e planifikuar.

Njoftimin e bëjnë të ditur hoxha i nderuar Dr. Zekerija Bajrami i cili ishte edhe organizator e nikoqir i tribunës në xhaminë Sulltan Murat të Shkupit, ai shkruan në profilin e tij në facebook:
“Vëllezër të nderuar, për fat të keq ju lajmërojmë se hoxha Ahmed Kalaja nuk do mund të jetë në ligjëratë pasi nuk i është lejuar të kalojë kufirin!”

Poashtu edhe hoxha Ahmed Kalaja u prononcua në facebook ku dha edhe njoftimin më të zgjeruar!

“Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa.
Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë.
Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqipëtarëve nuk kanë të sosur.
Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni.
Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që tjua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të papreçedentë arrogante monstruoze.
Ndoshta Insitucionet e përfaqsimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, ministria e jashtme, shteti do të reagojnë.
Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin.
Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata po edhe ne që me zemër të përmalluar u nisa për të ju e nuk erdha dot.”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit