14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pse reagova unë, për hoxhë Mazllamin! Ali Sefaj

Më të lexuarat

Pse reagova unë!
Reagova sepse hoxha Mazllem është burrë i ditur, i ndershem, punëtor, patriot i dashtun dhe shumë trim. Njeri qe jetën e vet ia ka kushtuar fesë dhe kombit. Është hoxhë dhe burrë shembull, me dijen dhe mundësitë qe ka pas.
Qellimi është për ta damkosur shembullin, qe njerëzit si hoxha të mos jen yrrnek për besimtaret, që të mos ndiqet rruga dhe shembulli i hoxhës.
E në mungesë të shembujve të mirë, ne marrim shembull të keq, dikend qe është lajkatar po qe nuk lodhet për fe as atdhe, për të varfër e nevojtar.
Unë nuk shkrova për hoxhën Mazllam, shkrova disa statusa për atë qe perfaqeson veprimtaria jetesore e hoxhës, të cilën s’mund ta njollos një video e montuar.
Hoxha na therret në fe, në atdhedashuri, në ndihmë të të varferve, jetimëve dhe nevojtarëve, na therret të mos asimilohemi, por ta duam fort atdheun.
Ata qe e sulmuan hoxhën e sulmuan shembullin dhe jo hoxhën Mazllam, se ai shkon nesër në pension dhe s’ka nuk paraqet problem për ta.
Problem është shembulli, ata duan ta damkosin dhe zhbejnë shembullin!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit