-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shtatë këshilla – Si t’u flasim fëmijëve për homoseksualizmin

Më të lexuarat

“Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush. Vërtetë, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni populli i shfrenuar”. (Kur’an:7:80-81).

Është mjaftë vështirë t’ua sqarosh fëmijëve temat siç janë menstruacionet ose marrëdhëniet seksuale në aspektin Islam. Por, këtu nuk duhet ndalur.

Homoseksualizmi ka filluar të bëhet i pranueshëm si “stil alternativ i jetës” në 10 – 20 vjetshin e fundit në Amerikë dhje gjetiu. Ky mentalitet jo vetëm se ka ndikuar tek të rriturit, por ajo tash po ndikon tek fëmijët në pikëpamjet ose konceptet e tyre për homoseksualizmin.

Arsimimi shkollor për seksin në mënyrë gjenerale i mëson fëmijët për homoseksualizmin, për respektin dhe tolerancën për të. Nuk ka udhëzim moral në këtë temë. Vetëm paraqitje neutrale.

Për homoseksualizmin, si dhe për çështjet tjera rreth seksit në përgjithësi, haptas flitet në Kur’an dhe në sunnet. Ne, si prindër, mësues ose individ, nuk kemi arsyetim që të mos diskutojmë qartë për këtë me fëmijët tanë.

Për këtë arsye, këshilltari dhe aktivisti islam Shahin Siddiqui, shkrimtari Ahmed Sakr dhe ish drejtori i shkollës Islame Abdullah Idris Ali japin disa sugjerime për atë se si muslimanët mund të diskutojnë për homoseksualizmin nga këndvështrimi Islam.

Këshilla e parë:

Shpjegojuni në mënyrë të qartë çka do të thotë sjellja homoseksuale. Kjo mund të jetë e pakëndshme, por muslimani i ri madje edhe ai që ndjek shkollën Islame, sigurisht që ka dëgjuar për homoseksualizmin përmes TV-së, gazetave, radios dhe nga miku jomusliman.

Kjo, gjithashtu, është e rëndësishme sepse në shumë kultura muslimane nuk është e pazakontë t’i shohësh njerëzit e gjinisë së njëjtë se si puthen në faqe, përqafohen ose mbahen dorë për dore. Asnjëra nga këto veprime nuk konsiderohet seksuale, në cilën do formë qoftë. Për këtë fëmija nuk guxon t’i ngatërron shfaqjet e dashurisë së lejuar për vëllezërit dhe motrat e tij, me sjelljet e devijuara seksuale. Leximi i shpeshtë i kësaj teme mund t’ju ndihmoj, para se të orvateni t’ia shpjegoni fëmijës.

Këshilla e dytë:

Thuani atyre çka thotë Islami për homoseksualizmin, por me urtësi. Nuk do të jetë e mjaftueshme për fëmijët nëse u thoni se ajo është haram, veçanërisht nëse fëmijët janë mësuar në hulumtime, në diskutime dhe në debate.

Një gjë, të cilën është me rëndësi ta cekim, është meqenëse All-llahu xh.sh. është Krijuesi i njerëzisë, Ai i cili ka krijuar nga asgjëja, Ai e dinë më së miri cilat janë nevojat, kërkesat dhe dëshirat tona të vërteta. Ai, gjithashtu e dinë çka është mirë dhe çka është e keqe për neve. Ai sheh gjithçka, i dinë të gjitha dhe Ai është më i Urti dhe më i Mëshirshmi. Andaj, vet fakti që Ai na mëson se homoseksualizmi është i keq, siç na mëson se konsumimi i alkoolit është i dëmshëm, do të thotë se ne jemi të detyruar t’i bindemi vërejtjeve të Tij. Kjo mund të shpjegohet edhe në formë tjetër. P.sh. nëse Hasani trembëdhjetëvjeçar, ëndërron se një ditë inshallah do të ketë makinën e tij, mund ta shfrytëzoni interesimin e tij për makinë që t’ia shpjegoni homoseksualizmin në këtë mënyrë: Kush e njeh këtë makinë? Kush i dinë shkaqet që i shkaktojnë problemet me motorin? Ose kush e dinë se sa herë duhet bërë servisimin e makinës? Është e qartë se këta janë prodhuesit e makinës dhe ata që në doracak kanë dhënë garanci se makina funksionon pa probleme. Njëherit, prodhuesit e makinës e dinë cilat gjëra ngasësi i makinës nuk duhet t’i përdorë për të mos e dëmtuar makinën.

Ngjashëm me këtë, Allahu xh.sh. na ka krijuar. Ai e dinë se çka na duhet neve. Ai e dinë se si mund ta bëjmë trupin dhe mendjen tonë të bukur, Ai e dinë se çka është e dëmshme për neve. Ai, jo vetëm që na ka dhënë udhëzuesin (Kur’anin), por na ka dhënë edhe modelin të cilin duhet ta ndjekim (të dërguarin e Allahut xh.sh., Muhammedin s.a.v.s.). Nëse kemi besim tek njerëzit të cilët prodhojnë makina, pse mos të kemi besim në Allahun xh.sh.? Ajo që ende mund ta bëni, është që t’ua sqaroni dëmet të cilat janë të lidhura me homoseksualizmin, e ato janë: sëmundjet siç është SIDA, si dhe fakti se një lloj i tillë i marrëdhënieve seksuale nuk e avancon civilizimin njerëzor (me fjalë tjera homoseksualët nuk mund të kenë pasardhës).

Kjo pikë është e rëndësishme, sepse një ndër qëllimet kryesore të seksit është se lind fëmija, për të vazhduar jeta njerëzore. Homoseksualizmi nuk lind fëmijë. Kjo është marrëdhënie vetëm për kënaqësi, e cila jo vetëm që nuk është e natyrshme, por të shpie drejtë sëmundjeve dhe vdekjes.

Po ashtu, diskutimin tuaj, mund t’i citoni ajetet kur’anore. Pasojnë ajetet të cilat flasin për këtë: 7:80- 84, 11: 74-83,15:61-75, 21:74-75, 26:160-175, 27:54-58, 29:28-35, 37:133-138, 54:33-39, 66:10.

Këshilla e tretë:

Jepni detyrë fëmijëve që të shkruajnë një punim rreth kësaj teme. Nëse fëmijët e juaj janë të moshës adoleshente, detyroni që të bëjnë hulumtime në këtë temë dhe të bëjnë një punim për homoseksualizmin. Gjeni literaturë ose libra të cilat flasin nga aspekti Islam. Kjo është një metodë e mirë që ata të kuptojnë konceptin, e kush e di ndoshta gjatë hulumtimeve të tyre do të gjejnë edhe ndonjë arsye të dobishme pse homoseksualizmi është i dëmshëm.

Këshilla e katërt:

Sqarojuani atyre se njerëzit nuk lindin homoseksual. Ne kemi lindur kështu është argumenti kryesor i disa homoseksualëve. Por, kjo nuk është e vërtetë, ata e hedhin fajin tek Allahu xh.sh. thotë Ahmed Sakr. Nëse kjo është e saktë, pse atëherë Allahu xh.sh. e dërgoi tërmetin te populli i Lutit a.s. në (veri) të pjesës palestineze, meqenëse ata ishin grupi i parë i njerëzve që filluan ta praktikojnë homoseksualizmin. Sikur njerëzit të kishin lindur homoseksual, Allahu xh.sh. i cili është më i Mëshirshmi i të gjithë mëshiruesve nuk do ta zhdukte ummetin e pejgamberit, Lutit a.s. Këta njerëz e kishin rastin që të përmirësohen. Mirëpo, nuk u përmirësuan dhe Allahu xh.sh. i zhduki. Ky është test të cilin na e hedh shejtani.

Këshilla e pestë:

Bëni dallimin në mes dëshirës dhe veprimit. Duhet theksuar se disa njerëz mund të kenë dëshirë të jepen pas seksit homoseksual, por ajo nuk do të thotë se pa tjetër duhet ta bëjnë atë. Islami i dënon veprat e jo ndjenjat. Allahu xh.sh. nuk kërkon përgjegjësi për mendimet tona të këqija, përderisa mos të fillojmë t’i praktikojmë ato. Muslimani i cila ka dëshira homoseksuale, por nuk i realizon ato, është i obliguar të agjëroi dhe sinqerisht të kërkoi ndihmë dhe udhëzim nga Allahu xh.sh. Ai /Ajo nuk guxojnë të veprojnë konformë dëshirave apo epsheve të tyre. Gjë që na shpie deri tek këshilla e radhës.

Këshilla gjashtë:

Theksoni rëndësinë e praktikës Islame në mënjanimin e këtyre dëshirave. Mënyra e vetme përmes së cilës vërtetë mund ta ruajmë vetveten nga homoseksualizmi, çoftë kjo edhe në fazën e ndjenjave apo praktikimit të vërtetë seksual është që gjithnjë të mendojmë në Allahun xh.sh., kjo nënkupton:faljen e namazit, agjërimin, duatë – lutjet etj. Pra, nëse të gjitha këto i zbatojmë me sinqeritet dhe rregullisht, inshallah, mund të krijojnë, pengesë për shejtanin.

Agjërimi është i dobishëm në kontrollimin e epsheve dhe preferohet që agjërimi të bëhet ditën e hëne dhe ditën e enjte.

Gjithashtu mund të shtojmë se nëse personi ka këso dëshirash, kjo mund të jetë sprovë nga ana e Allahut xh.sh.si dhe shembull i asaj se si shejtani orvatet që t’na devijoj nga rruga e Allahut xh.sh.

Bashkë me këtë duhet që veten dhe fëmijët tanë t’i këshillojmë që të kërkojnë mbrojtje nga shejtani me fjalët: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim, si dhe leximin e kaptinës Nas, kaptina e fundit në Kur’an.

Këshilla e shatë:

Potenconi rëndësinë e përmbajtjes së rregullave Islame të ndershmërisë, qoftë edhe me personin e gjinisë së njëjtë. Sa, prej nesh shikojmë programe televizive, të cilat paraqesin paralojën seksuale, gudulisjet dhe aluzionet?

Këto paraqitje “naive” seksuale janë të rrezikshme, apo më mirë të themi, ato sjellin ide të gabuara në logjikë, ndërsa shikimi i tyre është ndaluar. Këtu vjen në shprehje ulja e shikimit. Edhe rregullat islame të veshjes, edhe në praninë e personit të gjinisë së njëjtë janë shumë të rëndësishme. P.sh., në islam, mashkulli nuk guxon ta shikoj trupin e mashkullit tjetër prej kërthize gjer nën gjunjë. Në kundërshti me këtë janë orët e edukimit fizik të shkollimit të mesëm, ku zakonisht meshkujt bëjnë banjo së bashku, e në të shumtën e rasteve lakuriq, e njëjta gjë ndodh edhe me vajzat. Prindërit dhe Bashkësia Islame duhet t’i kushtojnë kujdes kësaj situate, e cila jo vetëm që është e rrezikshme për praktikën e rinisë muslimane, por mund t’i bëjnë viktima të homoseksualëve.

Përktheu dhe përshtati:

Esat Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit