1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

SHPAGIMI PËR MARRËDHËNIET INTIME GJATË DITËVE TË RAMAZANIT

Më të lexuarat

Ata të dy duhet të pendohen dhe të shpaguajnë, i cili shpagim është lirimi i një robi (skllavi). Nëse ata të dy nuk munden (lirimin e robit), atëherë duhet të agjërojnë për dy muaj rresht gjashtëdhjetë ditë. Nëse nuk kanë mundësi, atëherë të ushqejnë gjashtëdhjetë persona të varfër dhe për çdo person të japin nga gjysëm sa’ë (njësi matëse) prej sasisë së ushqimeve të vendbanimit, e cila është afërsisht 1.5 kilogram dhe secili prej tyre duhet ta kompenzojë (ta agjëroj më pas) ditën kur bën marrëdhënie intime. Allahu ua përmirësoftë gjendjen e tyre.

Gjykimi mbi atë i cili ka kryer marrëdhënie intime me gruan e tij ditën e Ramazanit dhe nuk e ka ditur dispozitën sheriatike për këtë, dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj:

1. Disa dijetarë thonë: detyrë për të është shpagimi, sepse ai ka qenë neglizhent në mospyetjen dhe në të kuptuarin e fesë;

2. Të tjerë nga dijetarët thonë: nuk ka shpagim për atë që nuk e ka ditur, kështu që duhet ta dish se më afër të vërtetës dhe më larg dyshimeve për ty është shpagimi për neglizhencën tënde dhe për mospyetjen e asaj që është e ndaluar për ty.

Nëse keni bërë marrëdhënie intime dy ditë, duhet të bësh dy shpagime, nëse keni bërë tre ditë, atëherë tre shpagime dhe kështu me radhë për çdo ditë që keni bërë marrëdhënie intime, duhet shpaguar. Sa i përket bërjes së më shumë se një marrëdhënie intime në ditë, mjafton një shpagim për tërë ditën. Kjo është më afër të vërtetës dhe më larg dyshimeve dhe më e mirë për ty, duke u kujdesur për ta larguar nga përgjegjësia, duke u larguar nga mosmarrëveshjet e dijetarëve dhe për t’i dhënë pozitën që meriton agjërimit tënd.

Nëse nuk e mban mend numrin e ditëve kur ke bërë marrëdhënie intime, atëherë më mirë për ty është të marrësh atë që është më afër të vërtetës, që është: të punosh me atë që është më shumë. Për shembull: nëse dyshon se a ishin tre apo katër ditë, atëherë merri për bazë katër ditë dhe kështu me radhë.

[Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë. Në “Mexhmu El-Fetava”, 15/304]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani
https://www.albislam.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit