0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shkencëtari musliman nga Bangladeshi shpik qesen e biodegradueshme me kosto të ulët

Më të lexuarat

Një shkencëtar nga Bangladeshi, i cili ka shpikur një qese mbajtëse të biodegradueshme me kosto të ulët, kërkon investime për të prodhuar dhe popullarizuar qesen për të zëvendësuar polietilenin në përdorimin e përditshëm dhe në industrinë e paketimit.

Duke folur për Agjencinë Anadolu, Mubarak Ahmad Khan, këshilltari kryesor shkencor në Bangladesh Jute Mills Corporation, pohoi se qesja e tij e biodegradueshme e bërë nga fletë celuloze të njohura gjerësisht si çanta Sonali ka potencialin për të transformuar botën.

Khan, i cili ishte zyrtarisht i lidhur me Komisionin e Energjisë Atomike të Bangladeshit tha se ai kishte shpikur qesen e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin nga celuloza dhe polimeri jute në vitin 2017. Ajo mund të përdoret në paketimin e veshjeve dhe për paketimin e ushqimeve për mallra të tilla si orizi dhe sheqeri edhe për qumështin.

“Ne kemi zhvilluar një makinë e cila mund të prodhojë 60 qese polifonike jute në një minutë. Megjithatë, ne kemi nevojë për makineri më të avancuara për të shkuar në prodhim komercial dhe për të përmbushur kërkesën vendase për të zëvendësuar qeset e polietilenit në tregun vendas”, theksoi ai.

Shkencëtari tha se kërkimi i mëtejshëm dhe prodhimi komercial ka nevojë për 53.1 milion dollarë. Ai tha se ndërsa qeveria është pajtuar në parim, ajo ende nuk e ka konfirmuar.

“Deri më tani, kam marrë 2.1 milionë dollarë si grant në dy alokime të veçanta nga qeveria që nga fillimi i projektit. Nga totali, unë mund të tërhiqja vetëm një këst nga dy alokimet për shkak të një vonese teknike në sistemin qeveritar”, shtoi ai.

Khan tha se Bangladeshi si shumë vende të tjera e kanë ndaluar përdorimin e polietenit. Por vendi po prodhon çdo vit tonelata qese polietileni dhe mbetje plastike.

“Një numër i mirë i palëve të huaja duan të nënshkruajnë marrëveshje për të marrë 20-30 ton thasë jute në ditë, por unë nuk mund të kaloj në furnizimin komercial pasi jam ende në fazën e zhvillimit të makinës. Ne kemi nevojë për makineri më të mëdha”, tha ai.

Ai tha se ishte duke negociuar me një kompani turke, e cila kishte ofruar projektimin dhe zhvillimin e një makinerie më të madhe për prodhim komercial.

Bangladeshi lider në prodhimin e jutës

“Qeset tona me jute tani kushtojnë 11-16 cent. Nëse ne mund të përfitojmë nga financimi i madh, atëherë çmimi i shitjes me pakicë mund të ulet në më pak se 1 cent. Bangladeshi mund të mbajë dhe të udhëheqë një treg global të qeseve bioplastike”, deklaroi ai.

Ai u bëri thirrje gjithashtu banorëve të qyteteve që jetojnë në ndërtesa të larta që të fillojnë të mbjellin jute në çati për ta popullarizuar atë.

Jute është bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi për të nxjerrë prej saj fije, të cilat shërbejnë për të bërë litarë, pëlhura të trasha etj.; fijet që nxirren nga lëvorja e kësaj bime.

Md. Abdur Rauf, sekretar në Ministrinë e Tekstilit dhe Jute, tha për Anadolu Agency se kishte disa sfida në prodhimin komercial, duke përfshirë zhvillimin e kapacitetit të makinës.

“Pasi të plotësojmë gjithçka që na nevojitet në procesin e prodhimit masiv, nuk do të ketë mungesë financimi. Ndërkohë, projekti do të tërheqë investime private dhe sipërmarrës për prodhim komercial”, u shpreh ai.

Ai theksoi se për prodhimin në shkallë të gjerë të qeseve duhet të kalohet në qepje të mekanizuar pasi ende po bëhet me dorë.

“Ne kemi zhvilluar tashmë disa makina të vogla qepëse, por na duhet një më e madhe”, shtoi ai.

Sipas ekspertëve, polimeri i jutës prodhohet duke nxjerrë celulozë nga fibra jute dhe është tërësisht i biodegradueshëm dhe i riciklueshëm.

Materiali eko-miqësor dekompozohet brenda tre deri në katër muaj pasi është varrosur në tokë.

Juta është një kulturë kryesore fibrash e rritur në të gjithë botën që njihet si fibra e dytë më e rëndësishme bimore pas pambukut për sa i përket konsumit dhe prodhimit global.

Bangladeshi kishte 300 fabrika të polibagëve në vitin 1999, të cilat u rritën në mes 700 dhe 1000 deri në vitin 2021, me njësi të përhapura në zonat rurale, sipas Organizatës së Mjedisit dhe Zhvillimit Social (ESDO).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit