2.3 C
Pristina
Tuesday, January 21, 2025

Shitja e Mallit Pa Posedim/Spekulimi

Më të lexuarat

1) Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që blen grurë, nuk duhet ta shesë derisa të ketë marrë posedimin e tij.” Ibn Abbasi tha: “Mendoj se kjo vlen për të gjitha gjërat e tjera gjithashtu.”

Ibn Abbas (Allahu qoftë i kënaqur me ta) ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Sall Allahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ai që blen grurë, nuk duhet ta shesë derisa ta peshojë atë (dhe pastaj të marrë posedimin e tij).” Unë (Tavusi) i thashë Ibn Abasit: Pse është kështu? Atëherë ai tha: “A nuk e shihni se ata (njerëzit) shesin grurë kundrejt arit për një kohë të caktuar.” Ebu Kuraib nuk përmendi asnjë kohë të caktuar. [1]

Ibn Omeri ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që blen grurë, nuk duhet ta shesë derisa të marrë plotësisht posedimin e tij (pas matjes).”

Ibn Omeri ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që blen grurë, nuk duhet ta shesë derisa të marrë posedimin e tij.”

Ebu Hurejra ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Sall Allahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ai që bleu grurë, nuk duhet ta shesë derisa ta matë atë.” Në transmetimin e Ebu Bekrit, fjala është ‘Ibta‘ (në vend të Ishtara).

Ebu Hurejra raportohet se i ka thënë Mervanit: “A e ke bërë të ligjshëm tregtimin me interes?” Atëherë Mervani tha: “Nuk e kam bërë atë.” Atëherë Ebu Hurejra tha: “Ti e ke bërë të ligjshëm tregtimin me ndihmën e dokumenteve, ndërkohë që i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e ndaloi tregtimin e grurit derisa të merrej posedimi i tij.” Mervani pastaj i drejtoi njerëzit dhe iu ndaloi të hynin në tregtime të tilla (si ato që bëhen me ndihmën e dokumenteve). Sulejmani tha: “I pashë rojet që i merrnin (këto dokumente) nga njerëzit.”

Xhabir b. Abdullah raportohet se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e ndaloi shitjen e një grumbulli hurmash që pesha e të cilave ishte e panjohur, duke u bazuar në peshën e njohur të hurmave.

2) Ibn Omeri ka raportuar: “Ne blinim grurë gjatë jetës së Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të). Ai (Profeti, Paqja qoftë mbi të) pastaj na dërgonte dikë që na urdhëronte të i çonim ato (grurët) në një vend tjetër nga ai ku i kishim blerë, para se t’i shisnim.”

Ibn Omeri ka raportuar se i Dërguari i Allahut ((Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që blen grurë, nuk duhet ta shesë atë para se ta marrë posedimin e tij.” Ai (narratori) tha: “Ne blinim grurë nga karvanët në masë, por i Dërguari i Allahut ((Paqja qoftë mbi të) na ndaloi ta rishisnim atë derisa ta çonim në një vend tjetër.”

Ibn Omeri ka raportuar se ata ishin goditur gjatë jetës së Dërguarit të Allahut (Sall Allahu alejhi ue selam) nëse blenin grurë në masë dhe pastaj e shisnin menjëherë pa e transportuar atë (në një vend tjetër).

Selim b. Abdullah ka raportuar se babai i tij ka thënë: “Pashë njerëzit që goditeshin gjatë jetës së Dërguarit të Allahut ((Paqja qoftë mbi të) nëse blinin grurë në masë dhe pastaj e shisnin atë në vendin ku e kishin blerë, pa e transportuar atë në vendin e tyre.” Ky hadith është transmetuar nga Ubaidullah b. Abdullah b. Omer përmes një zinxhiri tjetër transmetuesish (dhe fjalët janë): “Babai i tij (Ibn Omeri) zakonisht blinte grurë në masë dhe pastaj i çonte ato tek njerëzit e tij.”

3) Ibn Omeri ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e ndaloi shitjen e frutave derisa ato të bëhëshin në gjendje të mirë. Ai e ndaloi si shitësin ashtu edhe blerësin.

Ibn Omeri ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e ndaloi shitjen e pemëve (pra frutave të tyre) derisa hurmat të fillonin të piqeshin, dhe kokrrat e grurit derisa të bëheshin të bardha dhe të ishin të sigurt nga dëmtimi. Ai e ndaloi shitësin dhe blerësin.

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta) ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: Mos bleni fruta derisa të bëhet e qartë gjendja e tyre e mirë dhe (rreziku) i dëmtimit të mos ekzistojë më. Ai tha: gjendja e tyre e mirë bëhet e qartë kur ato bëhen të kuqe ose të verdha.

Ibn Omeri ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Mos bleni fruta (në pemët) derisa gjendja e tyre e mirë të bëhet e qartë.” Në hadithin e transmetuar nga Shuba, është thënë se Ibn Omeri u pyet çfarë do të thotë gjendja e mirë. Ai tha: “Kur (rreziku i) dëmtimit të mos ekzistojë më.”

Abulbahtari ka raportuar: “E pyeta Ibn Abbasin për shitjen e hurmave. Ai tha: ‘I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e ndaloi shitjen e hurmave në pemë derisa ato të ishin të ngrënshme ose të hahen (pra të ishin të gatshme për t’u ngrënë), dhe derisa ato të peshoheshin (ose të maten).’ Unë thashë: ‘Çfarë do të thotë kjo: ‘Derisa të peshohet?’ Atëherë një person që ishte me të (Ibn Abbas) tha: ‘Derisa ai (blerësi) të jetë në gjendje t’i mbajë ato (pas shkuljes)’.”

4) Enesi ka raportuar se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e ndaloi shitjen e frutave të hurmave derisa ato të bëheshin të buta. Ne (disa nga transmetuesit e tjerë në zinxhirin e transmetuesve) i thamë Enesit: “Çfarë do të thotë fjala ‘e butë’?” Ai tha: “(Aty, frutat) bëhen të kuqe ose të verdha. A nuk e shihni se po sikur Allahu të kishte kontrolluar (rritjen e) frutave, atëherë çfarë pasurie do të ishte e lejueshme për ju nga pasuria e vëllait tuaj?”

5) Hushaim ka transmetuar nga Aliun i cili ka thënë: “Një kohë e rëndë do të vijë për njerëzit kur të pasurit do ta mbajnë pasurinë e tyre me dhëmbë dhe nuk do të urdhërohen të bëjnë kështu. Allahu ka thënë: Mos harroni bujarinë mes jush (2:237). (Dhe një kohë do të vijë kur) njerëzit do të bëjnë transaksione nën dhunë, ndërkohë që Profeti (Paqja qoftë mbi të) ndaloi tregtimin e mallrave të kryer nën dhunë dhe rrezik dhe nga blerja e pemëve frutore përpara se frutat e tyre të shfaqen në degë.”

6) Katada ka raportuar që (Ebu Hurejra) ka thënë: “Ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të) duke thënë: “Shmangni betimin e tepruar (sepse ai) ndihmon një shitje të lehtë për një mall, por fshin bekimin.”

7) Kais b. Ebi Haraza ka raportuar: “Ne zakonisht blinim dhe shisnim grumbuj (misri) dhe ne e quanim veten si ndërmjetës dhe njerëzit na quanin gjithashtu kështu (si ndërmjetësit e tyre). I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) erdhi tek ne dhe na quajti me një emër që ishte më i mirë për ne se ai që kishim adoptuar vetë. Ai tha: ‘O Komunitet i tregtarëve, betimet e rreme dhe të paarsyeshme janë të përziera me biznesin tuaj. Kështu që përzieni (biznesin tuaj) me sadaka (për qëllim që sadakaja të shërbejë si shlyerje për betimet e kota)’.”

8) Ebu Hurejra ka transmetuar nga Ebu Bekri se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ka tre persona me të cilët Allahu nuk do të flasë në Ditën e Kiametit, nuk do t’i shikojë, dhe nuk do t’i pastrojë (nga mëkatet), dhe do të ketë një dënim të tmerrshëm për ta: Një person që në shkretëtirën pa ujë ka më shumë ujë (se sa ka nevojë) dhe refuzon t’ia japë udhëtarit; dhe një person që e shiti një mall dikujt në pasdite dhe betohet për Allahun se e ka blerë atë me një çmim të caktuar dhe ai (blerësi) e pranon si të vërtetë ndonëse nuk ishte një fakt; dhe një person që ka dhënë besnikëri ndaj prijësit, por për shkak të botës (fitimeve materiale). Dhe nëse prijësi i dha atij (diçka) nga ajo (pasuria materiale), ai qëndroi besnik dhe nëse nuk i dha, ai nuk e realizoi besnikërinë.”

[1] Një transaksion është i vlefshëm në Islam vetëm kur, përveç blerësve dhe shitësve, ekziston gjithashtu dhe malli që do të blihet ose shitet. Nuk ka ide për një mall pa posedim. Kështu që, nëse posedimi nuk është në duar të blerësit që e blen atë, ai nuk është i autorizuar ta shesë, sepse, pa mallin, do të ishte një shkëmbim parash kundrejt parash, që ka elementin e interesit në të. Islami është kundër këtyre transaksioneve për të eliminuar mundësinë e spekulimit, i cili ka kontribuar në rritjen artificiale të çmimeve dhe mungesën e mallrave në treg.

The post Shitja e Mallit Pa Posedim/Spekulimi appeared first on Ekonomia Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit