3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shërimi tek ndonjë “mjek popullor” që përdor xhindet?!

Më të lexuarat

Pyetja: Ekzistojnë disa njerëz, të cilët shërojnë me anë të të ashtuquajturës “mjekësi popullore”, sipas tyre, kur shkova tek njëri nga ata, më tha: “Më shkruaj emrin tënd, emrin e nënës tënde dhe kthehu nesër që ta marrësh përgjigjen”. Më pas, kur dikush shkon për të marrë përgjigjen ata thonë: “Ti je i sëmurë nga kjo sëmundje dhe kura jote është kështu …” Dikush nga ata thotë se përdor fjalën e Allahut gjatë shërimit. Ç’mendim keni në lidhje me këta persona dhe çfarë gjykimi ka shkuarja tek ta?

Përgjigje: Kush bën vepra të tilla tregon se ai bashkëpunon me xhindet dhe pretendon njohjen e të fshehtave, ndaj shkuarja tek ai nuk lejohet, as ta pyesësh, e aq më pak të kurohesh prej tij, sepse Profeti, salallahu alejhi ue selem, për këtë kategori njerëzish ka thënë: “Kush shkon tek parashikuesi i së ardhmes dhe e pyet për ndonjë gjë, atij besimtari nuk i pranohet namazi për 40 ditë.” Transmeton Muslimi në Sahihun e tij. Është saktësuar në shumë hadithe se Profeti, salallahu alejhi ue selem, e ka ndaluar frekuentimin e magjistarëve, fallxhorëve, të parashikuesve të së ardhmes, e ka ndaluar të pyeturit e tyre dhe besimin në fjalët e tyre, duke thënë: “Kush shkon tek fallxhori dhe i beson fjalëve të tij, ai e ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit.” Nëse dikush pretendon njohjen e së fshehtës, qoftë nëpërmjet hedhjes së gurëve, shkrimit të vijave në tokë, apo duke pyetur të sëmurin për emrin e tij dhe emrin e nënës, ose të ndonjë të afërmi tjetër; të gjitha këto janë fakte që vërtetojnë se ky person është fallxhor dhe pretendues i njohjes së parashikimit të së ardhmes, vepra rreth të cilave Profeti, salallahu alejhi ue selem, na ka ndaluar që të pyesim apo t’u besojmë fjalëve të këtyre njerëzve. Pra, është detyrë të ruhemi prej tyre, të mos i pyesim ata, të mos kurohemi tek ta, edhe nëse pretendojnë se shërojnë me anë të Kuranit, sepse sikurse dihet, të humburit dhe njerëzit e së kotës e kanë natyrë të tyren mashtrimin dhe shtirjen, për këtë arsye besimi në fjalët e tyre nuk lejohet. Çdokush që njeh ndonjë prej tyre, e ka për detyrë ta denoncojë tek gjykatësit, prijësit dhe tek qendrat e Organizatës që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga të këqijat, në mënyrë që ata të ekzekutojnë mbi këta njerëz gjykimin e Allahut. Vetëm në këtë mënyrë muslimanët do të shpëtojnë nga e keqja që vjen prej tyre dhe nga gllabërimi që ata u bëjnë pasurive të njerëzve, pa asnjë lloj të drejte. Vetëm Allahut i kërkohet ndihmë, ue la haule ue la kuete ila bilah (Nuk ka forcë e as ndryshim pa lejen e Allahut)

 

Shejkh AbdulAziz bin Baz

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit