Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri.
Në një deklaratë zëdhënësi i DASH, Ned Price, tha se sulmi kibernetik i 9 shtatorit pason atë të 15 korrikut dhe shprehu mbështetjen ndaj Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen kibernetike.
“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cli pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës”, shprehet Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.
Kujtojmë se sistemi TIMS në vend u sulmua më 9 shtator nga hakerat qëdyshohet se janë të njëjtët që sulmuan E-Albania-n 2 muaj më parë. Nga sulmi u bllokua verifikimi elektronik i pasagjerëve në porte dhe në aeroportin e Rinasit. Aktualisht sistemet e kontrollit të pasagjerëve në pikat kufitare janë rikthyer në funksion. /Telegrafi/