16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

𝐃𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐯𝐚𝐫𝐟𝐚𝐧𝐣𝐚𝐤ë𝐬𝐡 𝐨𝐬𝐞 𝐈𝐋𝐄𝐆𝐀𝐋 𝐓𝐄𝐂𝐇𝐍𝐎 – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Shoqëritë njerëzore organizohen sipas një hierarkie sociale, ku elitat dhe paria, që përfshin klerikët, të pasurit, të fortët, pushtetarët, intelektualët dhe artistët, janë ata që u modelojnë mënyrën e jetesës dhe të kuptuarit, pjesës tjetër të shoqërisë. Ndreqja dhe prishja e një shoqërie fillon pikërisht prej tyre dhe shtrihet në gjithë gjerësinë e saj më pas.

Zoti na thotë në Kuran (17:16) se shkatërrimi i një populli dhe ndëshkimi i tij më tej, nis pikërisht nga prishja dhe korruptimi moral i elitës luksoze të saj, pra nga të pasurit dhe ata që kanë mirëqenien më të lartë ekonomike.

Që të korruptohesh dhe degjenerohesh moralisht, sigurisht që nuk ka nevojë të jesh aspak i pasur, kështu që nëse të pasurit e sotëm, për orgjitë dhe shthurjen e tyre paguajnë me miliona dhe i kryejnë ato në vende luksi, dhe shpesh në hapësira legale dhe të mbrojtura nga shteti (sepse shtetin ata e kanë në dorë), të varfrit, që e marrin bukën me vete, e bëjnë këtë duke shpenzuar pak dhe i kryejnë orgjitë e tyre në skaje të largëta publike, falas, larg syve të shtetit dhe pjesës tjetër të shoqërisë mundësisht.

ILEGAL TECHNO, kështu quhet një grumbullim të rinjsh nga vende të ndryshme të botës, të cilët harbojnë me muzikë, drogë dhe orgji seksuale, pa harxhuar shumë para, pa nevojën e ndonjë luksi dhe komoditeti shërbimesh, nëpër brigjet e virgjëra të bregdetit, ku nuk shkojnë njerëz të tjerë dhe nuk i sheh shumëkush.

Paska tre vjet, që një orgji e tillë varfanjakësh u bëka edhe në Shqipëri dhe shteti bën sehir! Sigurisht, një shtet që legjitimon orgjitë që bëhen në ambiente luksoze dhe nën fokusin e kamerave televizive, do ta bëjë një vesh shurdh dhe një sy qorr për popullin e varfër, që shfrenohet rrëzave dhe ilegalisht, përndryshe ka pasoja…

Kësaj orgjie fukarenjsh i qenka bashkuar për ta parë dhe fotografuar edhe një “elitar”, që qenka ngazëllyer pa masë nga shfrenimi paqësor dhe i padëmshëm i këtyre të rinjve!

Ben Blushi, ndër të tjera, pasi na përshkruan një “parajsë” të harbuar njerëzish të rëndomtë, që refuzon dhe përbuz luksin, duke e përligjur moralisht këtë harbim, na thotë:

“Jashtë Ilegal Techno vidhet, vritet, përdhunohet, mashtrohet në grup dhe këto vese janë kthyer në një normë. Në Ilegal asgjë nga këto nuk ndodh. Ilegal është një botë e lirë nga veset që i bëjnë dëm dikujt tjetër. Ilegal Techno ka vese por nuk ka mëkate. Aty je i mbrojtur nga dashuria pa kufij.”

Dhe si për t’i vënë vulën e miratimit kësaj dalldie “të padëmshme”, ai thotë në mënyrë filozofike marksiste se “vesi që lind nga liria, e dëmton shoqërinë më pak se dhuna që buron nga lakmia.”!

Mëkate për Blushin janë vetëm ato vese që dëmtojnë të tjerët, sepse të dëmtosh veten paqësisht dhe të harbosh moralisht, është legjitime në një botë liberale, ndaj dhe sipas tij, ne duhet të jemi më liberalë, dhe t’i japim sa më shumë hapësirë këtyre festivaleve, sepse ndër të tjera, na sjellin edhe të ardhura financiare dhe pastrojnë vullnetarisht edhe plehrat e plazhit!

Beni si i majtë dhe pjellë komuniste që është, e sheh të mirën e këtij vendi te mungesa e moralit tradicional fetar dhe rrezikun më të madh tek Islami, ndaj dhe ai vazhdimisht kërkon hapësira dhe shpresë për të zgjeruar “Ishullin” e tij, sa mes rinisë muslimane praktikante me “Islamin e ri”, sa tek shtimi i të harbuarve dhe të shthururve paqësorë, që i mundësojnë atij një jetë më të patrazuar në ishullin e tij liberal, brenda Shqipërisë me shumicë muslimane. Po përse Beni e bën këtë, do ta sqarojmë ndoshta në ndonjë shkrim tjetër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit