4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Sexhdja me rastin e këndimit të Kuranit (Sexhde tilaveh)

Më të lexuarat

Në Kuran gjenden disa ajete ku përmendet sexhdja në formë urdhërore ose në formë tjetër. Për atë që këndon ose dëgjon këndimin e Kuranit, është sunet që të bjerë në sexhde sa herë që lexon një ajet të tillë. Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Kur biri i Ademit e këndon një ajet sexhdeje dhe bie në sexhde, shejtani veçohet duke vajtuar dhe thotë: “Ah, i mjeri unë! Njeriu u urdhërua të bjerë në sexhde dhe ra, e kur Zoti më urdhëroi mua për të rënë në sexhde unë nuk rashë. Kundërshtova urdhrin dhe meritova zjarrin.” (Transmetoi Muslimi)

Kjo sexhde është shenjë besimi dhe përulësi që tregon besimtari ndaj Allahut të Gjithëfuqishëm. Ajetet e sexhdes në Kuran janë 15 dhe janë të shënuara me shenjë të veçantë në mus’haf. Sexhdja e tilaves bëhet duke marrë tekbir si sexhdja që bëhet në namaz, duhet të kesh abdes, të kesh të mbuluar auretin dhe të jesh i kthyer nga kibla (Qabeja). Pas ngritjes nga sexhdja nuk këndon gjë tjetër si në teshehud dhe nuk jep selam.

Në rast se njëri prej ajeteve të sexhdes këndohet gjatë namazit dhe, ndërkaq, mbaron dhe leximi, atëherë mund të bihet në sexhde siç bihet zakonisht pas rukusë dhe nuk është e nevojshme të bëhet sexhde e posaçme, mirëpo, nëse këndohet ajeti i sexhdes dhe këndimi vazhdon më tej, atëherë mund të bihet në sexhde menjëherë, pastaj ngrihesh përsëri në këmbë dhe vazhdohet në rekatin ku je dhe në këndimin e Kuranit, aty ku është lënë.

 

Marr nga libri: “Udhërrëfyesi ISLAM”

Hoxhë Mustafa Terniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit