17.5 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Serialet turke inkurajojnë të huajt të mësojnë turqishten

Më të lexuarat

Instituti Yunus Emre (YEE) dhe Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTUK) bënë një studim për të arritur të dhënat kryesore rreth kontributit të serialeve turke në proceset e mësimit të turqishtes.

Instituti Yunus Emre (YEE) dhe Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTUK) bënë një studim për të arritur të dhënat kryesore rreth kontributit të serialeve turke në proceset e mësimit të turqishtes.

Studimi në terren me pjesëmarrjen e 5 mijë personave nga 125 vende të ndryshme përcaktoi se si lidhen ata me Turqinë përmes serialeve turke, përmes kulturës, artit, muzikës, arkitekturës turke, bukurive natyrore, praktikave të urbanizimit, traditave familjare, ritualeve sociale, dhe marrëdhëniet shoqërore ndërmjet individëve.

Sipas kësaj 81.8 për qind e pjesëmarrësve në studim deklaruan se shikonin seriale turke përpara se të fillonin në mënyrë aktive kurset ose të mësonin gjuhën turke. Kështu, u konstatua se serialet turke krijuan një efekt tërheqës në gjuhën dhe kulturën turke.

Ndërsa 28,81 për qind e pjesëmarrësve deklaruan se serialet turke përmirësojnë të kuptuarit e dëgjimit, 26,26 për qind të folurit, 7,7 për qind aftësitë e të lexuarit, 4,12 për qind aftësitë e të shkruarit, 19,31 për qind përdorimin e përditshëm, 13 për qind shprehjet frazeologjike dhe popullore.

Në studim u konstatua se ndër serialet më të njohura turke ishin Ertugrul (Zgjimi), Barbaroslar: Shpata e Mesdheut, Themelimi, Osmani, Gjykimi, Apartamenti i të Pafajshmëve, Ezel, Dashuri dhe Para, Doktori i Mrekullisë, Vajza e Ambasadorit, Dashuria Bardh e Zi, Organizata dhe Premtimi.

Faktorët që i bëjnë tërheqës serialet turke janë: 20 për qind “marrëdhëniet njerëzore dhe kultura e të jetuarit së bashku”, 19.9 për qind “atmosfera familjare dhe lidhjet e forta familjare”,  19.71 për qind marrëdhëniet romantike, me 16.36 për qind “historitë tërheqëse dhe trillimet realiste”, 14.52 për qind “elementet dhe vendet kulturore” 9.5 për qind me, “detajet dhe përvoja historike”.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit