13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Reisul Ulemaja uron Presidentin e Shqipërisë z. Bajram Begaj

Më të lexuarat


Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë Bajram Begaj. Në një letër të dërguar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup, Reisul Ulemaja është shprehur
“I nderuari Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedoninë e Veriut, z. Fatos Reka.
Më lejoni që në emrin tim dhe në emrin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV t’u përcjelli urime të përzemërta për Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj!
Presidentit të ri i dëshirojmë suksese në punën e tij shumë të rëndësishme për vendin dhe rajonin, duke qenë gjithmonë në shërbim shqiptarëve, sepse vlerësojmë se një Shqipëri e fuqishme, me institucione të kompletuara gjithmonë do të jetë në kontribut të stabilitetit dhe zhvillimit në rajon.
Me respekt,
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit