Irani dhe Serbia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që parashikon zhvillimin e interesave të përbashkëta dhe në përputhje të ndërsjellë me parimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.
Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç, i cili është për një vizitë zyrtare në kryeqytetin Teheran, u takua me ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.
Zarif dhe Selakoviç diskutuan çështjen e përmirësimit të bashkëpunimit politik, tregtar dhe kulturor midis dy vendeve.
Pas takimit, të dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që përfshin zhvillimin e interesave të përbashkëta dhe përputhjen reciproke me parimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.
trt/