7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Turqit në Kanada ndihmojnë myslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

Turqit që jetojnë në qytete të ndryshme të Kanadasë kanë dërguar pako iftari në kampet e refugjatëve në Cox’s Bazar të Bangladeshit, ku po qëndrojnë myslimanët e Arakanit.

Cengiz Koçak, përfaqësuesi për Kanada i Shoqatës “Infak” me seli në Adana, tha në një deklaratë se në sajë të fushatës së nisur përmes njoftimeve në mediat sociale më shumë se 2.000 pako iftari janë shpërndarë që nga fillimi i Ramazanit.

Koçak, i cili jeton në Montreal të Kanadasë, tha se pas njoftimeve të tyre në mediat sociale, turqit që jetonin në qytete të tjera si Toronto, Hamilton dhe Vancouver gjithashtu dërguan lëmoshat e tyre për të ndihmuar myslimanët e Arakanit.

Arakanezët u detyruan të kërkonin strehim në vendet përreth ndërsa dhuna dhe masakrat e budistëve nacionalistë u rritën në Arakan.

Pas gushtit 2017, numri i njerëzve që u detyruan të largohen nga shtypja dhe persekutimi në Arakan dhe që u strehuan në Bangladesh arriti në 900.000.

trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit