10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Si agjëron gjuha?

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

Gjuha ka një agjërim të veçantë, të cilin mund ta njohin vetëm ata që i kanë privuar ato nga fjalët e kota. Agjërimi i gjuhës duhet të jetë në çdo kohë, gjatë apo jashtë Ramazanit, por gjatë Ramazanit ajo edukohet dhe pastrohet. Është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) t’i ketë thënë Muadhit (radijall-llahu anhu): “Ndaloje këtë!” (duke i bërë me shenjë drejt gjuhës). Ndërsa Muadhi (radijall-llahu anhu) i kishte thënë: “A do të merremi në pyetje edhe për atë që flasim, o i Dërguar i All-llahut?” Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i tha: “Mjerë nëna për ty, o Muadh! A do t’i hedh njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre më shumë sesa ajo që kanë mbjellë gjuhët e tyre?”

Dëmi i gjuhës është shumë i madh dhe rreziku i saj është shumë i ashpër. Ebu Bekri (radijall-llahu anhu) ishte ai që e kapte gjuhën e tij dhe qante, ashtu siç është vërtetuar prej tij, dhe pastaj thoshte: “Kjo (gjuha) do të më shkatërrojë.”

Gjuha është sikurse zjarri që djeg, gjarpri që kafshon dhe helmi që helmon.

“Gjuha jote mos të ceke të metat e te tjereve.
Ti në teresi je nje e metë.
E po ashtu, edhe njerëzit kanë gjuhet e tyre.”

Nga Ibn Abbasi (radijall-llahu anhu) është transmetuar se ai i drejtohej gjuhës së tij duke i thënë: “Oj gjuhë, ose thuaj diçka të dobishme e shpërblehu, ose hesht nga e keqja e shpëto.” All-llahu e mëshiroftë atë që e ka penguar gjuhën e tij nga përgojimi, e ka prangosur nga fjalët e kota dhe e ka ruajtur nga e pavërteta duke e mbrojur nga harami.

All-llahu i Madhërishëm e mëshiroftë atë njeri që llogarit fjalët e tij, ka kujdes në shprehjet e tij dhe merr në pyetje gjuhën e tijNë lidhje me këtë All-llahu i Madhërishëm thotë: “E Zoti yt nuk është zullumqar ndaj robërve.”

Nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë: “Kush më garanton mua çka ka mes buzëve dhe mes këmbëve do t’i garantoj Xhennetin.”

“Ruaje gjuhën, o njeri!
Mos të të mashtrojë ajo ty.
Ajo është si gjarpri.
Me të vërtetë vdekja është vetëm çast. Mund të humbësh me gjuhë çdo gjë që ke ndërtu.”

Kur të parët tanë ishin edukuar në frymën e Kuranit dhe të traditës së Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), duke edukuar gjuhën dhe shikimin e tyre, atëherë kishin arritur fjalët e tyre t’i kthenin në përkujtim ndaj All-llahut të Madhirishëm, shikimet e tyre në meditim dhe heshtjen e tyre në të menduar.

Kur e kuptuan frikën ndaj All-llahut të Madhërishëm, atëherë fjalët e tyre u kthyen në lavdërime, madhërime dhe kërkim faljeje prej All-llahut të Madhërishëm, duke qëndruar kështu larg përgojimeve, fjalëve të kota dhe mashtrimeve.

Transmetohet nga Ibn Mesudi (radijall-llahu anhu) të ketë thënë: “Për All-llahun, nuk ka në këtë kohë më meritor për burgim të gjatë sesa gjuha.”

Kur të parët tanë të devotshëm dëshironin të flisnin ata mendonin për pasojat e fjalëve, për ndikimin dhe për rezultatin e tyre, andaj preferonin heshtjen. Si mund të agjërojë ai që i ka dhënë liri gjuhës së tij? Ai që ka rënë viktimë e fjalës së tij? Që është mashtruar nga mendja e tij? Ai që ka gënjyer, ka përgojuar, ka mashtruar, ka sharë e ka fyer, si do të mund të agjërojë? Po ai që ka harruar Ditën e Llogarisë, si do të agjërojë? Si mund të agjërojë ai që ka dëshmuar rrejshëm dhe nuk janë kursyer dëshmuar rrejshëm dhe nuk.janë kursyer muslimanët prej dëmit të tij?

Është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë se: “Musliman i mirë është ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit janë të kursyer njerëzit.”

A thua Islami është diçka tjetër përveç se punë, praktikë, metodologji, sjellje, moral dhe nënshtrim ndaj urdhrave të All-llahut të Madhërishëm?

Në lidhje me këtë All-llahu i Madhërishëm thotë: “Dhe thuaju robërve të Mi le të thonë atë që është më e mira se me të vërtetë djalli bën cytje në mes tyre.”

E “ajo që është më e mira” që është cekur në këtë ajet të Kur’anit nuk është tjetër veçse fjalë e edukuar, e bukur dhe e ndershme, që nuk lëndon askënd dhe asgjë, që nuk flet për nderet e muslimanëve dhe as që flet për moralin e tyre. All-llahu i Madhërishëm në një ajet tjetër në Kur’an thotë: “E mos të përgojojë askush askënd prej jush, a dëshironi që të hani mishin e vëllezërve tuaj të vdekur? Ju e urreni atë.”

Sa prej agjëruesve kanë prishur agjërimin e tyre me prishjen e gjuhës, me mendimet e këqija dhe me ndotjen e gojës së tyre.
Nuk është assesi për qëllim uria dhe etja prej agjërimit, por për qëllim është të edukuarit dhe devotshmëria. Me anë të gjuhës, nëse ajo nuk edukohet dhe nuk vihet nën kontroll, mund të bëhen më shumë se dhjetë gabime apo mëkate. Me anë të saj njeriu mund të gënjejë, përgojojë, të merret me thashetheme, të shajë, të fyejë, të flasë fjalë të ndyra, të mallkojë, të dëshmojë rrejshëm, të përqeshë, të nënçmojë e shumë e shumë mëkate të tjera.

Ndoshta një gjysmë fjale nëse thuhet edhe pa paramendim apo pa paragjykim mund të jetë shkatërruese dhe mund ta hedhë thënësin e saj në zjarr të Xhehenemit.

Gjuha ka dy rrugë, të mirën dhe të keqen, andaj lum për ata që gjuhën e tyre e përdorin për të mirë, për të përkujtuar, lavdëruar dhe madhëruar All-llahun e Madhërishëm dhe mjerë për ata që këtë gjuhë e përdorin për të sharë, fyer, përgojuar dhe zbuluar të metat e muslimanëve. O ju që agjëroni, pastroni gjuhët tuaja me përkujtimin All-llahut të Madhërishëm, edukojini ato me devotshmërinë ndaj All-llahut të Madhërishëm dhe pastrojini ato nga mëkatet me kërkim falje prej All-llahut të Madhërishëm.

O All-llah, të lutemi të na japësh gjuhë besnike, zemra të pastra dhe moral të ndershëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit