3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sëmundja… a thua sjell kënaqësi?

Më të lexuarat

 

A ofkëllon kur je e sëmurë? A e ngushton veten tënde kur të kaplojnë dhimbjet? A thua mallkon sëmundjen kur Ajo të godet?
A thua sa u bërtet atyreve të cilët janë pranë teje kur dhimbjet fillojnë të të shtohen dhe të të ashpërsohen?
Do të thuash po, për të gjitha pyetjet e parashtruara ose për ndonjërën… mirëpo, a thua ofkëllima yte do ta shpejtojë shërimin tënd?; Apo i largon nga ti dhembjet të cilat të ngushtojnë?; A thua mallkimi yt ndaj sëmundjes e largon atë nga ti?; Apo britma yte ndaj njerëzve të cilët të rrethojnë bën që dhembjet tua të pushojnë?; Apo ndoshta do të përgjigjesh për të gjitha pyetjet e parashtruara me përgjigje negative: “Jo?”
Andaj, përse pra nuk e pranon sëmundjen me qetësi dhe nënshtrim të plotë?
Përse pra e humbë atë që mund ta arrish nga shpërblimet në qoftë se duron dhe mbetesh i kënaqur?
Lexo përgëzimin e të Dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ku ai thotë: “اdo musliman, të cilin e godet ndonjë fatëkeqësi, qoftë sëmundje apo diç tjetër, All-llahu me të ia shlyen të këqiat e tij njiashtu siç largon druri gjethet e tij.” (Muslimi).
Ky është përgëzim, i cili bën që besimtari ta mirëpret sëmundjen, jo vetëm me qetësi dhe nënshtrim, por me kënaqësi dhe gëzim.
Si e pranon njeriun i cili është i zhytur në borxhe, njeriun i cili ka ardhur për të plotësuar borxhet e tij? A nuk e pranon atë me mirëpritje dhe gëzim? A nuk ia hap atij derën dhe zemrën?

 

A nuk e nderon dhe gostitë?
Kështu ndodh edhe me sëmundjen e cila të viziton, me të All-llahu plotëson borxhet e gabimeve tuaja-në qoftë se kemi drejtë të themi kështu: “A nuk e pret ti atë me gëzim dhe kënaqësi?”
Transmeton Xhabiri, biri i Abdullahut [radijall-llahu anhu], se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një ditë kishte hyrë tek Ummi Saib apo Ummi Musejjeb dhe kishte thënë: “ا’ke o Ummi Saib-Ummi Musejjeb- që dridhesh kështu?”
Ajo tha: “Ethet, All-llahu mos i bekoftë”.
Atëherë i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Mos i fyej ethet, ngase ato largojnë mëkatet (gabimet) e bijve të Ademit siç e largon zjarri dryshkun e hekurit.” (Muslimi).
Motra ime e dashur, mundohu që kur të sëmuresh, të ndjejsh në vete ndjenja të kënaqësisë dhe nënshtrimit dhe përkujtoje përgëzimin e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], si dhe paramendo se si gabimet (mëkatet) tuaja bien nga vetja yte siç bien gjethet nga druri, apo paramendo se ato largohen apo humben nga ti siç largohet dryshku nga hekuri kur vihet në zjarr.
Bën ashtu që të tjerët të mbesin të habitur kur të shohin se si ti i pret sëmundjet me gëzim, kënaqësi dhe buzëqeshje, duke e falënderuar All-llahun [subhanehu ve teala] dhe duke e bërë vetëm Atë shukër.
Me ta sillu më mirë se kur ke qenë e shëndoshë dhe bëhu e butë ndaj tyre më shumë se sa ke qenë e butë me ta kur ishe e shëndoshë.
E kur të habiten dhe të pyesin për shkakun e gëzimit tënd në atë gjendje, ti sqaroju atyre dhe përkujtoje përgëzimin e të Dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të parë dhe të dytë, si dhe se çfarë shpërblimi fitojnë ata të cilët gjatë sëmundjes bëjnë durim dhe llogarisin veten e tyre.
Pa dyshim ata do ta ndryshojnë mendimin e tyre mbi sëmundjen dhe do të bëhen më të përgatitur dhe më të forte në ballafaqimin e tyre me çfarëdo sëmundje që ata i godet.
Po, kjo është përgatitja e besimtarit, të cilën e shkakton përgëzimi i të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e cila në shpirtin e besimtarit nxitë ndjenja të kënaqësisë, qetësisë dhe të pushimit, dhe bën që trupi i njeriut të përfitojë edhe më shumë imunitet dhe kundërshtim të sëmundjes si dhe ta shpejtojë shërimin.
Para meje has në shumë studime shkencore të cilat e vërtetojnë dhe argumentojnë një gjë të tillë. Prezentimi i të gjithave do të ishte i tepërt, mirëpo unë do të mjaftoj vetëm me një ilustrim të shkurtër të eksperimenteve shkencore të cilat i bëri instituti i shkencave mjekësore islamike në Amerikë, duke konkluduar dhe vërtetuar se Kur’ani famëlartë posedon ndikim shumë më të madh në zbutjen e dhimbjeve të sëmundjeve, gjë e cila u duk bindshëm në formë të proceve të ndryshimeve fiziologjike, si dhe në uljen spontane të tensionit në aparaturën nervore.

 

Studimi po ashtu citon suksesin e imanit (besimit) dhe akides islame, në shërimin e shumë sëmundjeve si dhe në mbizotërimin e shumë momenteve kur njerëzit ndjejnë shqetësim, si dhe realizojnë ndjenja të qetësisë dhe sigurisë. (26 31990).

 

Kështu, motra ime e dashur, pranimi me qetësi, kënaqësi dhe nënshtrim i sëmundjeve, për ty realizon rezultatet e vijuara:

 

1.Largimin e mëkateve.
2.Përforcon imunitetin e trupit dhe shpejton shërimin tënd.
3.Përmirëson mendimin e shumë njerëzve që janë përreth teje, rreth sëmundjes, kur ata shohin se ti je e buzëqeshur, e kënaqur dhe e qetë.


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit