5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

’’KOMMERSANT’’: RUSIA DHE PERËNDIMI NË PRAG TË NJË PËRBALLJEJE PËR SIRINË

Më të lexuarat

Rusët dhe perëndimorët janë në prag të një përballjeje të fortë lidhur me çështjen e krizës në Siri, subjekt për të cilin Kremlini u ka përcaktuar një linjë të ashpër diplomatëve të tij, shkruante sot shtypi rus pak para takimit që pritet të zhvillohet në Moskë, mes Presidentit Vladimir Putin dhe të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan.

“Rusia dhe Perëndimi janë buzë një përballjeje të ashpër mbi Sirinë”, shkruante e përditshmja ”Kommersant”.

“Sipas informacioneve të marra nga burime të brendshme, është Kremlini që këmbëngul mbi një linjë të ashpër për çështjen e Sirisë”, theksonte gazeta.

“Një ditë para bisedimeve mes të dërguarit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Anan dhe Presidentit Vladimir Putin, kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov ka bërë një seri deklaratash të një ashpërsie të paprecedent, ku akuzonte perëndimin për ‘shtatazh dhe përsëriste refuzimin e Moskës’ për të zbuar Beshar El-Esadin nga pushteti”, shtonte ”Kommersant”.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit