1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rusia hyri në recesion!

Më të lexuarat

Sipas AFP, PBB-ja ruse ra me 4 për qind në tremujorin e tretë

Ekonomia ruse hyri në recesion, pasi produkti i brendshëm bruto ra me 4 për qind në tremujorin e tretë, sipas vlerësimeve të para të publikuara të mërkurën nga agjencia kombëtare e statistikave Rosstat, raporton AFP.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që ekonomia ruse tronditet ndjeshëm, pasi vendet perëndimore vendosën një sërë sanksionesh ekonomike për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt 2022.

Moska pretendon se do e gjunjëzojë ekonomikisht Perëndimin e zhytur në “jetë qejfi”, i cili vërtet po vuan një krizë në rëndim e sipër. Por dhe Perëndimi ka të njëjtin synim. Ajo që është e dukshme deri më tani, sanksionet nuk e kanë tronditur Rusinë deri në pikën sa të rishikojë sulmin ndaj Ukrainës.

Kjo ka bërë që dhe zëra brenda vetë Perëndimit të shfaqen skeptikë me politikën e sanksioneve. /tesheshi.com/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit