16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

ATK në aksion, 1 milion e 157 mijë euro borxhe të mbledhura nga java e kaluar

Më të lexuarat

Tek 29 subjekte biznesore, javën që shkoi ATK-ja ka zhvilluar aksione me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore.

Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro.

“Ne kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

“Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor”, thuhet tutje në komunikatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit