Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve Muhamedin, familjen e tij të ndershme dhe shokët e tij besnik.
Në botën islame në përgjithësi, është rritur me të madhe dukuria e sulmeve mbi njerëzit që vinë si pasojë e xhinëve, duke shkaktuar dëmtime të ndryshme, prekje nga ata, sikurse është rritur edhe zilia bashkë me mësyshin, ku për shkak të kësaj ata i përdorin edhe magjistarët me qëllim të dëmtimit të njerëzve dhe hakmarrjes ndaj tyre përmes magjisë. Prandaj i këshilloj vëllezërit e mi, me këto këshilla:
Zbatimi i obligimeve të përcaktuara nga Allahu, si dhe falja e namazeve sa të mundim me xhemat në xhami, po ashtu edhe faljen e syneteve.
Braktisja e gjynaheve, përmes të cilave xhinët i sulmojnë bijtë e Ademit, ndërsa ajo që dihet është se sa më e shkujdesur të jetë zemra nga përmendja e Allahut, aq më lehtë mund të goditen njerëzit nga shejtanët dhe xhinët, por mund të ndodhë që dikush të jetë i mbrojtur dhe fetar dhe të sprovohet.
Ibën Kajimi -Allahu e mëshiroftë- thotë:
“Përmirësimi i trupit duke e anashkaluar atë të zemrës nuk bën dobi, ndërsa në anashkalimin e trupit duke e përmirësuar zemrën, dëmi është shumë i vogël dhe evitohet shumë shpejtë e që pasohet me dobi të përjetshme dhe të plotë”
Parandalimi i dëmit që vjen nga njerëzit duke mos i ekspozuar mirësitë para ziliqarëve.
Çfarëdo sëmundje që e godet njeriun pa marrë parasysh llojin e saj, magji, sy i keq, sëmundje organike apo psiqike, të gjitha këto janë sprova nga Allahu i Madhëruar për të cilat kërkohet durim, sepse me sprova janë goditur edhe të dërguarit, prej tyre edhe i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) i cili është sprovuar me magji nga një çifute, e shtyrë nga zilia dhe hakmarrja.
Të kërkohet strehim tek Allahu dhe t’i bëhët lutje Atij, sidomos në kohën apo vendin kur lutja është më afër pranimit siç është koha para namazit të sabahut, dita e Xhuma, gjatë bërjes tavaf rreth Qabesë, e padyshim se besimtari asnjëherë nuk është zhgënjyer në qëllimin dhe shpresën e tij.
Sadakaja e largon sproven, siç përmendet edhe në thënjen e të Dërguarit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të):
“Shëroni të sëmurit tuaj me sadaka” trans Taberani, ndërsa saktëson Albani.
Kujdesi për dhikrin, leximin ditor të Kuranit dhe me to të kërkohet mbrojtja e vetes dhe familjes, kështu i Dërguari (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) e mbronte Hasanin dhe Hysejnin, trans Buhariu.
Largimi nga magjistarët dhe mashtruesit si dhe mosvizita e tyre, sepse shkuarja tek ata shton dhe rrit sëmundjen sikurse nxit edhe denimin e Allahut.
Çdo person duhet t’i bëjë rukje vetes, sespe ai është më i sinqertë në kërkesen e tij ndaj Allahut se sa të tjerët për të, nuk ka të keqe nëse kërkohet rukje tek ndonjë rukjexhi i dijshëm dhe me përvojë.
Praktikimi i çdo gjëje të dobishme e cila ka pranim në sunet siç është mjalti, fara e zezë qoftë para gjumit apo pas tij, po ashtu pastrimi me gjethe sidër, por dhe hixhamja, përderisa nuk bien ndesh me diagnozën mjeksore.
Përdorimi i ndonjë ilaçi i cili lehtëson dhe qetëson stomakun, sepse nga disa praktika të rukjexhinjëve të besueshëm është vërtetuar dobia e saj me lejen e Allahut të Madhëruar, dhe kjo bëhët pasi që i sëmuri të këtë ngrënë ose pirë diçka të dëmshme, e për disa nga këto pohon suneti autentik, siç përmendet në librin Zad el Mead.
Pastrimi me ujë deti ose ujë të njelmët (kripur) për një javë radhazi, sepse nga përvoja është pohuar dobia e saj, kjo gjë është e lejuar sikur që është e lejuar të mjekuarit me mjekime tjera të dobishme.
Pirja e ujit zemzem apo edhe të ujit të zakonshëm, duke lexuar në të pjesë nga Kurani.
Kurani i tëri është i dobishëm dhe shërim, e në sunetin profetik janë veçuar disa kaptina dhe ajete me të cilat arrihet dobia dhe shërimi, siç janë:
Lëximi i kaptines el-Bekare apo dëgjimi i saj.
Kaptina el-Fatiha, ajeti Kursi, kaptina Felek, Nas, Ihlas, të gjitha këto duhet të përseriten shumë.
Dy ajetet e fundit të kaptinës el-Bekare, ajeti me nr. 54 nga kaptina el-Nisa, ajeti me nr 115 nga kaptina El-Mu’minin, ajeti me nr 96 nga kaptina el-Enbija, të gjitha këto po ashtu të përseriten shumë duke fryrë.
Thënja: La ilahe ilallahu uahedu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue hue ala kuli shejin kadir” njëqind herë në ditë, siç është theksuar në sunet.
(Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i cili është Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe falënderimi, Ai është mbi çdo send i Plotfuqishëm).
Thënja: Eudhu bikelimatilahi temati, min sherri ma halak.
(Kërkoj mbrojtjen me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri që ka krijuar)
Thënja:” Eudhu bikelimatilahi temati leti la juxhauizuhune birrun ue la faxhirun min sherri ma halak ue berrae ue dherrae ue min sherri ma jenzilu mine semai ue min sherri ma je’arruxhu fiha ue min sherri ma dherea fil errdi ue min sherri ma jehruxhu minha ue min sherri fiteni lejli ue nehari ue min sherri kuli tarikin ila tarikan jetruku bi hajrin, ja Rrahman”
(Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut, të cilat nuk i kalojnë dot as të mirët as të këqijtë, nga sherri i gjithçkaje, që zbret nga qielli, nga sherri i gjithçkaje, që ngjitët në të, nga sherri i çdo krijese mbi sipërfaqn e Tokës, nga shrrri i çdo gjëje që del prej nëntoke, nga sherri i sprovave të natës dhe të ditës, nga sherri i çdo ndodhie, që vjen me të mirë, o i Gjithëmëshirshëm)
Thënja: “Hasbijallahu la ilahe ila hue alejhi tevekeltu ue hue rabul Arshil Adhijm.
(Më mjafton Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij, tek Ai jam mbështetur, Ai është Zoti i Arshit madhështor)
Thënja: Eudhu bi’izeti Lahi ue kudretihi min sherri ma exhidu ue uhadhiru”
(Kërkoj mbrojtje tek Allahu dhe fuqia e Tij nga e keqja që po vuaj dhe po bëhem merak) 7 herë.
Kujdes!
Ndodh që i sëmuri t’i përdorë të gjitha këto që u përmenden, megjithatë sëmundja vazhdon të jetë e pranishme e ndoshta edhe të rritet dhe të rëndohet. Assesi nuk duhet të pikëllohet e të humb shpresën në mëshirën e Allahut, por të këtë parsysh se e gjithë kjo tek Allahu ia ngritë gradat, ia shlyen gjynahet si dhe ia mundëson shpërblimin e durimtarëve, “…ndërsa durimtarëve iu jepet shpërblimi i tyre pa masë” Zumer 10.
Një grua shkoi tek Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) duke iu ankuar nga sëmundja e epilepsisë, ndërsa i Dërguari (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ia ktheu duke i thënë: “A dëshiron të bësh durim e ta fitosh Xhenetin?” trans Muslimi.
Pastaj ajo grua duroi e ibën Abasi për të thoshte:
“Nga banorët e Xhenetit është kjo grua në mesin tonë, ndërsa kur Allahu e don një popull, e sprovon atë”
Burimi: https://lidhjaehoxhallareve.com/
Fehd bin Jahja el-Amarij
The post Rukjet Sheriatike – Rregullat dhe udhëzime? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.