-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rrugët e shpëtimit

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
[یَهۡدِی بِهِ ٱللَّهُ مَنِ ٱتَّبَعَ رِضۡوَ ٰ⁠نَهُۥ سُبُلَ ٱلسَّلَـٰمِ].
“Allahu udhëzon nëpërmjet tij (Kuranit) në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë Kënaqësinë e Tij.”
[El-Maide: 16]

Rrugët e shpëtimit janë ato që feja Islame, Kur’ani dhe suneti, i shpalosi dhe i solli në dispozicion të njeriut; të qarta për gjatë gjithë jetës së tij. Shpëtim për individin, shpëtim për shoqërinë, shpëtim për botën, shpëtim për ndërgjegjen, shpëtim për mendjen, shpëtim për gjymtyrët, shpëtim për shtëpinë dhe familjen, shpëtim për shoqërinë dhe kombin, shpëtim për mbarë njerëzit dhe njerëzimin, shpëtim për jetën, shpëtim për gjithësinë, shpëtim me Allahun, Zotin e kësaj bote dhe Zotin e gjithësisë. Shpëtim që njerëzimi nuk e gjen dhe nuk ka për ta gjetur kurrë, veçse në këtë fe; në qasjen, sistemin dhe ligjin e tij. Këto pra janë disa nga rrugët e shpëtimit duke përfshirë të gjitha këto aspekte. Por askush nuk e percepton thellësinë e këtij shpëtimi, ashtu siç e percepton ai që e ka provuar luftën e ankthit, që buron nga besimet e injorancës, në thellësi të ndërgjegjes, dhe luftën e ankthit që lind nga ligjet e injorancës dhe pështjellimi i saj në thellësi të jetës njerëzore.
Ai, që ka disa vite që jeton në këto rrugë të shpëtimit, duhet ti jetë mirënjohës, dhe ta falënderojë Allahun që ia mundësojë dhe e bëri pjesë të këtyre rruge. Shikoni ata që janë të privuar nga ky shpëtim, ata janë në një luftë që ua shkatërron shpirtrat dhe zemrat, mendjen, moralin, sjelljen, shoqërinë dhe kombin, ndërkohë që muslimani ka akses në rrugët e shpëtimit, që Allahu me kënaqësinë e tij ia ka dhënë; dhe është i kënaqur me veten e tij me atë që Zoti është i kënaqur me të!
Është e palogjikshme që muslimanët të vuajnë nga plagët dhe lufta e injorancës, dhe Kur’ani është afër tyre, është në dorën e tyre nëse dëshirojnë. Ç’ është ajo marrëveshje e humbur, në të cilën mund shkëmbehet ajo që është më e keqe me atë që është më e mirë, dhe të blihet devijimi me udhëzim?

HOXHË HARIZ ALLKOÇI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit