16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fisnikëria e pasurisë së dijetarëve – Ibn Xheuzi

Më të lexuarat

Ishim të pranishëm në disa gosti të të pasurve dhe me zunë sytë se dijetarët për ta ishin njerëzit më të parëndësishëm. Dijetarët tregohen modestë me ta, u përulen nga lakmia për atë që ata kanë, ndërsa ata as që ua hedhin sytë, sepse e dinë që ia kanë nevojën. A nuk mendon se kjo është një e metë e të dy palëve?

Përsa i përket vrapuesve pas dynjasë, e meta e tyre është se ata duhet të vlerësojnë dijen, por padituria e tyre për rëndësinë e saj, i bëri që ajo t’u shkonte dhe parapapëlqyen mbledhjen e pasurisë. Kështu që nuk duhet të kërkohet prej tyre të vlerësojnë diçka që nuk e njohin dhe as nuk ia dinë vlerën. Por kritikat ia kthej dijetarëve dhe them se duhet që ju të ruani veten që e keni fisnikëruar me dije, në vend që të poshtëroheni nga të pavlerët. Nëse nuk ia keni nevojën, shpërfillja do të jetë për ta dhe të kërkoni nga ata, ështe haram. Nëse keni aq sa ju mjafton, atëherë përse nuk parapapëlqeni që të pastroheni nga shpërfillja, duke ruajtur veten nga kjo gërmadhë e shterueshme që vjen nga poshtërimi?

Vetëm se në lidhje më këtë temë unë imagjinoj se jam në dijeni të faktit për durimin e pakët për të jetuar me aq sa të mjafton dhe heqjen dorë nga teprica, sepse nëse kjo arrihet në një çast të caktuar, nuk mund të arrihet përgjithmonë.

Pra, më parësore për dijetarin është që ai të përpiqet të kërkojë pasurinë, ta teprojë duke fituar, edhe nëse kjo është në llogari të kohës për të kërkuar dije, sepse kështu ai ruan me pasurinë nderin e vet.

Seid ibn Musejibi bënte tregti me vaj dhe la trashëgim një pasuri të madhe, kurse Sufjan Theuriu trashëgoi gjithashtu pasuri dhe tha: “Sikur të mos kishe qenë ti do të më përdornin si shami.”

Në këtë libër kam përmendur më parë disa tema që kanë lidhje me fisnikërinë e pasurisë, se kush prej sahabeve dhe dijetarëve e mblidhte atë dhe sekretin e të vepruarit të tyre në këtë mënyrë. Gjithashtu, kam përmendur edhe nxitjen time për nxënësit e dijes për ta bërë një gjë të tillë, duke sqaruar se njeriu nuk reziston shumën në mbrojtje të vetes dhe nuk duron dot gjatë në thjeshtësi.

Sa e sa njerëz kemi parë që kanë patur dëshirën e zjarrtë për Botën tjetër, duke shpenzuar gjithçka kishin në dorë dhe më pas janë dobësuar, dhe janë kthyer sërish të fitojnë në mënyrën më të shëmtuar.

Është parësore që të kursehet pasuria dhe të mos kihet nevojë nga njerëzia. Kështu nxirret lakmia nga shpirti dhe përhapja e dijes pastrohet nga mbeturinat e tundimit.

Ai që i hedh një sy historive të priftërinjve do të shohë se gjendja e tyre është e tillë, por rrugën e rehatisë nga fitimi e ndjek ai që nuk e ka për gjë të shesë fenë dhe fytyrën, të kërkojë qetësinë dhe harron se në të vërtetë ai vuan. Këtë e kanë bërë një grup sufish injorantë, duke nxjerrë nga duart e tyre gjithça kishin me pretendimin e mbështetjes tek Allahu (a.xh.), pa e ditur se fitimi nuk bie ndesh me mbështetjen, por kërkuan rrugën e rehatisë dhe e quajtën lypjen tek njerëzit fitim. Kjo rrugë përbëhet nga dy gjëra:

1-sedra e pakët për nderin dhe

2-dija e pakët.

BURIMI: “Gjuetia e Meditimeve” – Ibn Xheuzi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit