Arabia qendrore është kapluar këto ditë nga një stuhi e rëndë e motit me të reshura të ashpra e shkarkime të vetëtimës.
Kamerat me kuadër në tokat e shenjta të Mekës kanë kapur momentin kur vetëtima ka goditur Hotelin Mbretëror, duke dhuruar pamje të jashtëzakonshme, por edhe drithëruese.
Kjo nuk është hera e parë që Sahat Hoteli, siç quhet kjo kullë, goditet nga rrufeja. Meka pritet të përballet me mot të ngjashëm edhe në ditët e para të kësaj jave.