3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Pacolli për të qeshur: Jam habitur se si Trumpi nuk më kishte harruar

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli foli për takimin e tij me presidentin, Donald Trump, ndonëse ky takim ishte i shkurtër në një korridor.

Pacolli është pjesë e delegacionit të Kosovës që po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York.

Ai atje u takua shkurtimisht edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me të cilin shtrëngoi duart.

I pyetur për këtë takim në një Intervistë për RTV 21, Pacolli tregoi se takimi i tij me presidentin amerikan ka qenë krejtësisht spontan. Pacolli bëri të ditur se ai dhe Trump njiheshin qysh nga vitet e 90-ta, dhe se ishin takuar dy herë së bashku, por ajo që e ka impresionuar Pacollin është fakti se Trumpi nuk e kishte harruar fare Pacollin. “Jam habitur se si s’më kishte harruar”.

Për këtë veprim Pacolli deklaron se është shumë krenar për shtrëngimin e dorës me presidentin amerikan, duke shtuar se një gjë e tillë po të ndodhte në të ardhmen ai do ta bënte të njëjtën gjë me shumë vullnet.

U fol shumë edhe për takimin mes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për punë të jashtme, Behgjet Pacolli, me kryeministrin e Marokos Saadeddine Othmani, pasi ky i fundit kishte shkruar në Twitter se një reprezentues i Kosovës i ishte imponuar atij, por se ai që Pacolli e kishte cilësuar si takim, nuk ishte i tillë.

Pacolli tregoi se si ka rrjedhur gjithçka. Sipas tij ai ka kontaktuar para takimit me kryeministrin maroken, duke e pyetur në gjuhën arabe se a ka mundësi të zhvillohet një takim i shkurtër, gjë të cilën Othmani e kishte pranuar, duke e ftuar Pacollin që t’i bashkëngjitej atij në një holl të ndërtesës ku ishin.

Pacolli tregon se për të shkuar tek vendi ku ndodhej kryeministri maroken, dukej leje speciale, e nëse një takim i tillë nuk ishte në plan, atëherë ekipi kosovar nuk do të mund të hynte në vendin e caktuar. Sipas Pacollit qasja në atë pjesë është siguruar nga delegacioni i kryeministrit maroken, ku pas kësaj janë ulur së bashku e edhe kanë pirë kafe, duke biseduar për një kohë të gjatë, aq gjatë madje sipas Pacollit, sa edhe dy takime tjera janë shtyrë për dhjetëra minuta për shkak të takimit me delegacionin maroken. Për të përmbyllur këtë, Pacolli deklaron se sigurisht dikush ka pasur diçka kundër këtij takimi, gjë që ka shtyrë kryeministrin Othmani të bëjë deklaratat që ka bërë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit