Përgjigje: Çdo send, prej krijimit të lapsit e deri në Ditën e Kijametit është i shënuar në Leuhi Mahfudh, ngase All-llahu, subhanehu ue teala, kur e krijoi lapsin, i tha: “Shkruaj! Tha: O Zoti im, po ç’të shkruaj? Tha: Shkruaje të gjithë atë që do të ndodhë. Në atë çast u tregua çdo gjë që do të ndodhë deri në ditën e kijametit”.(Transmeton Imam Ahmedi (5/317)
Po ashtu ka treguar Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. se fëmijës, i cili është në mitrën e nënës, kur të arrijë katër muaj jetë. All-llahu i dërgon një melek, i cili ia jep shpirtin dhe ia shënon rizkun (furnizimin), jetën, punën dhe a do të jetë prej të mirëve apo jo.
Rizku po ashtu është i caktuar me disa shkaqe dhe nuk rritet e as nuk pakësohet.
Prej shkaqeve është të punuarit për kërkimin e furnizimit. All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme. prandaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm tek Ai është e ardhmja”. (el-Mulk 15).
Prej shkaqeve eshte edhe lidhja e farefisnisë, Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush dëshiron që t’i shtohet rizku dhe t’i zgjatet jeta, le ta lidhë farefisnine” (Transmeton Buhariu)
Po ashtu prej shkaqeve të furnizimit është edhe devotshmëria, sepse All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “…e kush e ka frikë All-llahun, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare…”. (et-Talak 2-3).
Nuk ke të drejtë të thuash se furnizimi im është i caktuar dhe i kufizuar, prandaj nuk do t’i veproj shkaqet që çojnë drejt furnizimit, sepse kjo tregon paaftësinë tënde.
Shkathtësi dhe mençuri është të vraposh pas furnizimit tënd dhe pas asaj që do të bëjë dobi në këtë botë dhe tjetrën.
Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “I mençuri eshtë ai që triumfon mbi epshin e tij dhe punon për pas vdekjes, e i paafti është ai që Veten ia ka lënë epshit të tij dhe shpreson së koti”.“
Pra, sikurse furnizimi është i caktuar, po ashtu edhe martesa është e caktuar, që të dy bashkëshortëve u është caktuar se do të jenë bashkëshortë të njëri-tjetrit.
All-llahut, azze ue xhel-le, nuk mund t’i fshihet asgjë që ka në qiej dhe tokë.
/Shejh Uthejmini – “Kushtet e fesë”/