6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rigjallërimi i Umetit

Më të lexuarat

Rigjallërimi i Umetit musliman sot kërkon një të kuptuar gjithëpërfshirës të Islamit dhe përmbajtje ndaj udhëzimeve të tij. Reformimi më i rëndësishëm sot është ai i zemrës dhe shpirtit të muslimanëve. Rigjallërimi dhe forcimi i radhëve të Umetit nuk mund të ndodhë pa i trajtuar dobësitë shpirtërore që i kanë prishur shoqëritë tona. Zemra është pa dyshim, organi më i rëndësishëm që ka nevojë për kujdesin dhe vëmendjen tonë. Të marrim si shembull hadithin në të cilin i Dërguari (alejhi selatu ue selam) e diagnostifikoi sëmundjen e Umetit: “Pothuajse është afruar koha kur popuj tjerë do ta ftojnë njëri-tjetrin (për t’ju sulmuar) sikurse ftohen për të ngrënë një shujtë.” Dikush pyet: “Ngase do të jemi të pakët në numër?”
Ai (alejhi selatu ue selam) u përgjigj: “Jo, ju do të jeni të shumtë në numër, mirëpo do të jeni si shkuma e detit. Allahu do t’ia largojë frikën armikut tuaj nga gjoksi i tij, dhe do ta vendos dobësinë në zemrat tuaja?”
Dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, e çka është dobësia?” Ai u përgjigj: “Dashuria ndaj kësaj bote dhe urrejtja e vdekjes.” Transmeton Ebu Davudi (4297). Albani e ka bërë sahih (Es-Silsileh es-Sahihah, 958).
Vini re se me çka e ngjasoi i Dërguari (alejhi selatu ue selam) dobësinë e Umetit, me dashurinë dhe urrejtjen, të cilat burojnë nga zemra. Dobësia e Umetit është produkt i dobësisë në zemrën e tij. Është i pikëllueshëm dhe ironizues fakti se kur i lexojmë komentet e haditheve që datojnë deri në shekullin e shtatë hixhri, gjejmë komentin vijues: “Allahun e lusim për falje. Jemi goditur nga kjo dhe po na duket se hadithi po flet për ne.”
Nuk mund të bëhet asnjë reformë ose ripërtëritje e Umeti Islam duke neglizhuar rolin esencial që zemra e luan në suksesin e individëve të çdo populli. Kur ta neglizhojmë mirëqenien e zemrës, kemi ndihmuar dështimin përfundimtar të projekteve tona.
Burimi: “TERAPIA E ZEMRES”
Dr. Ali Albarghouthi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit