22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Rezultatet e PISA-s dhe realiteti i arsimit tonë

Më të lexuarat

Para disa dite dolën rezultatet e PISA-s (Programi Ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve dhe studentëve). Kështu që, mësuam se arsimimi në Kosovë është ranguar në vendin e 68 nga gjithsej 72 shtete të botës, kurse në vendin e parë është ranguar Malajzia (sipas njohurive të mia). Kjo na tregon një fakt të rëndësishme se myslimanët në mbar botën nuk janë në një nivel të njëjtë intelektual, edukativ, arsimor dhe shkencor, ashtu që mua personalisht, nga njëra anë, më gëzon fakti se myslimanët u ranguan në vendin më të lartë të merituar në listë. Mirëpo, nga ana tjetër, sikur edhe të gjithë kosovarëve, më brengos fakti dhe gjendja e nivelit të arsimit në shoqërinë tonë.
Për një rezultat të tillë, problemi qëndron në të gjithë ne, duke filluar nga sistemi arsimor, politikës dhe politikanëve, profesorëve dhe mësuesve, e deri te prindërit dhe vetë studentët e nxënësit.
Para së gjithash, neve na është “imponuar” në arsim sistemi i “përparimit/progresit në arsim”, mirëpo, vetë sistemi i arsimimit në shkollat fillore, të mesme e fakultete, paraqet sistemin e “dështimit dhe degradimit në arsim”. Parashtrohet pyetja pse kështu?
Kur është fjala për sistemin e arsimit, në veçanti “sistemi i bolonjës”, më kujtohen fjalët e akademikut boshnjak prof. dr. Enes Karić, i cili në një intervistë kishte thënë: “Dikur kishte urtësi, e që ajo urtësi u shkri në dije, kurse kjo dije sot u shndërrua në informacione”.
Akademiku në fjalë, e ka plotësisht të drejtë, sepse ai më së miri si profesor universitar i mirënjohur në botë, e ka në dijeni sistemin e dikurshëm të arsimit dhe sistemin e arsimit sot. Ai tutje thotë se sot profesorët, për shkak të sistemit të bolonjës në arsimin universitar, nuk kanë mundësi t’u shpjegojnë studentëve materialin e tërë të lëndës së caktuar, atëherë, u thotë studentëve që për më gjerësisht të shfletojmë vetë ata literaturën e propozuar nga profesori. Shtrohet pyetja, a do të shfletohet literatura e propozuar, apo vetëm literatura e obliguar, apo asnjëra???
Dikur përmes “urtësisë” janë nxjerrë margaritarët e quajtur “dije”, kurse ajo dije sot është shndërruar në informacione të thjeshta.
Ne sot jetojmë në një kohë të progresit të përgjithshëm, kulmimit të teknologjisë dhe përparimit të saj. Të kuptohemi, ne nuk kemi asgjë kundër këtij progresi teknologjik, mirëpo ky progres ka diçka të drejtuar kundër nesh. Kjo kohë i ka anët e veta pozitive për njeriun, mirëpo pasqyrën duhet shikuar nga të dyja anët!!!
Si të mos jetë gjendja e këtillë siç e shohim dhe përjetojmë, kur dita ditës urtësia dhe dija margjinalizohen, kur urtësia por edhe dija lihen anash kurse më shumë jepet përparësi informacioneve të cilat na servohen nga mjetet teknologjike të kohës në të cilën jetojmë.
Para së gjithash, nuk duhet gjuajtur topin (fajin) vetëm tek progresi teknologjik, sepse, çelësi i problemit është në vetë ne. Mjaftë janë hedhur fajet tek të tjerët, politika në politikën e kaluar, ministria në ministrinë e kaluar, ministri në ministrin e kaluar. Pse e gjithë kjo, çka ndodhi, …rezultatet janë këtu… para syve tanë…çka tutje???
Mos të harrojmë se fajin e kanë edhe vetë profesorët dhe arsimtarët, prindërit dhe vetë nxënësit dhe studentët…dihet bukur mirë pse???

Shkruan: Azmir Jusufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit