5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

REISUL ULEMAJA NË KONFERENCËN FETARO SHKENCORE NË EGJIPT

Më të lexuarat

 

Kryetari i BFI e RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai të enjten më 22.09.2022 udhëton për në Kairo të Egjyptit me ftesë të Dr. Prof. Muhamed Muhtar Xhum’a, Ministrër i Ministrise për çështje fetare dhe vakëfeve pranë Qeverisë së Egjyptit, ku do të merr pjesë aktive në Konferencën ndërkombëtare që do tē mbahet në Kairo të Egjyptit më 24-25.09 2022.
Në këtë udhëtim do të shoqërohet nga Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me botën e arabo islame H. Ismet ef Ademi.
Konferenca në fjalë është me rëndësi të madhe botërore ku do të marrin pjesë mbi njëqind delegacione nga e gjithë Bota.
Tema kryesore e kësaj Konference do të jetë mbi Islamin dhe domosdoshmëria e prezentimit dhe aplikimit të tij në sfera të ndryshme.
Kjo është ftesa e tretë në konferenca të këtilla në Egjypt. Është rast i mirë për afirmimin e BFI nē nivel ndërkombëtarë si dhe njoftim e BFi dhe muslimanëve me rrjedhat fetaro shkencore islame në Botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit