“Një avion i regjimit të Asadit ka hedhur 3 bomba me parashutë në kampin e refugjatëve.”
IDLIB (AA) – Forcat e regjimit të Basha al Asadit kanë bombarduar një kamp refugjatësh në Idlip të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA, i cili ka shkuar në vendngjarje, ka raportuar për civilë të vdekur dhe shumë të plagosur, si pasojë të sulmit ajror. Ndërsa ka theksuar se sulmi ka ndodhur në Maarat el-Numan të Idlibit.
Nga ana tjetër Hamid Kutejni, një zyrtar i mbrojtjes civile në këtë rajon, ka thënë për AA: “Një avion i regjimit të Asadit ka hedhur 3 bomba me parashutë në kampin e refugjatëve.”
Kutejni ka thënë se ekipet e mbrojtjes civile janë nisur drejt zonës.