15.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Izraeli e pranon kërkimfaljen e DEASH-it

Më të lexuarat

Izraeli thotë se e ka pranuar sulmin e izoluar të kryer nga elemente të DEASH-it në kufirin sirian pasi është bërë gabimisht dhe ishte vetëm një herë

JERUSALEM (AA) – Izraeli ka vendosur që të mos reagojë lidhur me një sulm të paqëllimshëm të kryer nga organizata terroriste DEASH, pasi paraprakisht ky grup terrorist kërkoi falje për veprimin e tyre, u tha gazetarëve të mërkurën ish ministrin izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke komentuar deklaratat e bëra javën e kaluar mbi efektivitetin e politikës së “vijave të kuqe” të Izraelit, me të cilën Izraeli u përgjigjet edhe zjarreve të paqëllimta, Yaalon pohoi se politika kishte parandaluar në mënyrë efektive bashkëpunëtorët e dyshuar të DEASH-it në Sirinë e shkatërruar nga lufta dhe gadishullin e Sinait në Egjipt.

“Në përgjithësi, DEASH-i në Siri dhe në Sinai janë zbrapsur nga forcat mbrojtëse të Izraelit”, tha Yaalon i pyetur nëse vallë vendi i tij i është përgjigjur sulmit të raportuar të DEASH-it.

“Ata e vlerësojnë epërsinë tonë ushtarake”, shtoi ai.

“Pra, ne e pranuam sulmin e izoluar të kryer nga elemente të DEASH-it në kufirin sirian. Siç kuptuam, kjo është bërë gabimisht dhe ishte vetëm një herë”, tha Yalalon.

Zyrtarët e Izraelit kanë refuzuar të japin ndonjë informacion në lidhje me sulmin e paqëllimtë, përveçse të thonë se ndodhi në kufirin me Sirinë.

Izraeli ka një politikë me të cilën i përgjigjet çdo zjarri të hapur ndaj tij apo që godet territorin e vendit, qoftë nga grupet e armatosura në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi ose nga elementë të ndryshëm që po luftojnë tani në Sirinë fqinje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit