4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Ushtria okupatore ka mungesë së municionit!!

Më të lexuarat

Ushtria okupatore izraelite vuan nga mungesa e madhe e armatimit dhe munmicioneve, sidomos pas shkatërrimit të qindra tankseve edhe autoblindave, e boshatisjes së depove të municioneve, për të shkatërruar Gazën dhe për të luftuar brenda Libanit.

Shkruan: Ahmed Mensur

Ushtria okupatore izraelite vuan nga mungesa e madhe e armatimit dhe municioneve, sidomos pas shkatërrimit të qindra tankseve edhe autoblindave, e boshatisjes së depove të municioneve, për të shkatërruar Gazën dhe për të luftuar brenda Libanit.

Edhe pse Amerika dhe perëndimi e ndihmon pa rezerva shtetin izraelit, ata kanë nevojë për ta pajisur shtetin me municion e armatim nga depot e veçanta të ushtrive të veta, sidomos pasi që fabrikat e prodhimit të armatimit dhe municionit nuk arrijnë të plotësojnë kërkesat e izraelit, pasi që municioni lip kohë për ta prodhuar.

Kur shteti izraelit u detyrua të kërkon municione nga shtetet tjera, ata kërkuan edhe prej shteteve islamike, mirëpo ato shtete e kushtëzuan që nëse duan muncione nga këto shtete, shteti izraelit tu jep atyre armatim të sofistikuar izraelit, teknologji ushtarake, të cilat izraeli ua jep vetëm shteteve që i llogaritë aleate të afërta.

Nën presionin e realitetit shteti izraelit ka lëshuar pe në këto kushte edhe nga oficerë pranë institucioneve ushtarake edhe të sigurisë i ka shndërruar në tregtarë armësh, veprime me të cilat ndihmohet korrupcione brenda institucioneve shtetërore dhe ushtarake.

Falimentimi ushtarak i ushtrisë okupatore arriti deri në nivel të mungesës ekstreme të gjërave thelbësore, siç janë dyrbit e natës, jelekët antiplumb, predhat e tanksave edhe topave, fakte që e demaskojnë sekretin e kontrollit ushtarak të fuqishëm ndaj përhapjes së ndonjë informacioni apo lajmi mbi ushtrinë, përveç se me pëlqim paraprak nga institucionet e sigurisë.

Ndoshta skandali me rrjedhjen e informacioneve nga zyra e kryeministrit e zbulon ushtrinë edhe qeverinë e tij të dëshpëruar, gjë e cila ishte arsyeja pse kryetari i Izraelit tërhoqi vërejtjen nga reziku i shembjes së shtetit.

Kjo shembje të cilën të gjithë ne do e shohim me sytë tona sapo të ndalet lufta dhe të fillon lufta e brendshme mes tyre, pritne këtë ditë, sepse ne jemi duke e pritur…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit